BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Rajoni

Tragjedia e shumëfishtë në familjen shqiptare / Këta janë dy vëllezërit që u vranë sot nga motra police

Tragjedia e shumëfishtë në familjen shqiptare / Këta

Një efektive policie me inicialet V.B., e cila ishte pjesë e Stacionit Policor në Gjilan ka ekzekutuar me armë zjarri të gjithë familjen e saj, dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten. Masakra ka ndodhur në lagjen e njohur si “Bujanina”, në Gjilan.

Ish- zyrtarja e policisë Valdete Bllaca, 45 vjeçe dyshohet të ketë patur një konflikt me familjarët, prandaj shkrepi armën ndaj tyre.

Viktimat janë identifikuar si: Zeqir Bllaca, babai, Hanife Bllaca, nëna dhe dy vëllezërit Fisnik e Blerim Bllaca (të cilët i shihni në fotogalerinë më sipër).

Pasi qëlloi familjarët, thuhet se autorja përjetoi traumë psikologjike dhe vrau veten.

Policia ka thënë se prej disa kohësh Valdetja ishte shkarkuar nga puna dhe arma i ishte konfiskuar, ndërkohë që ajo kishte arritur që ta vidhte atë dhe me të ka kryer krimit.

Motivet e krimit tronditës nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Tragjedia e shumëfishtë në familjen shqiptare / Këta