BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Rajoni

Tragjedia e shumëfishtë/ Zyrtarja e policisë shqiptare vrau 4 familjarët dhe veten, Prokuroria hedh poshtë një version të ri që po qarkullon, zbardhen detaje të reja

Tragjedia e shumëfishtë/ Zyrtarja e policisë shqiptare vrau 4

Prokuroria e Shtetit ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e shumëfishtë që ndodhi në Gjilan, ku policja 45-vjeçare, Valdete Bllaca, fillimisht kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas kishte bërë vetëvrasje.

Prokurori i rastit ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.

“Dyshohet se është arma zyrtare e Policisë. E ndjera ka qenë zyrtare e policisë”, deklaroi prokurori.

Në anën tjetër edhe nënkoloneli ka bërë të ditur se aktualisht nuk mund të japin detaje të reja, pasi që ende janë në fazën e hetimeve të rastit tragjik.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar për të asistuar edhe inspektorati i policisë, prandaj edhe unë edhe prokurori e kemi të pamundur që të japim informacione të tjera. Në momentin që të kemi do të informoheni nga zëdhënësve do të njoftoheni me kohë. Ende jemi në mbikëqyrje dhe këqyrje të vendit të ngjarjes”, deklaroi nënkoloneli i Policisë së Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se policja në fjalë nuk ka qenë e suspenduar nga puna.

“Ka qenë police e stacionit të Gjilanit. Nuk ka qenë e pezulluar. Për detaje të tjera ju lutem të prisni dhe do t’ju informojmë me kohë”, deklaroi Hashani. 

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e sotme në shtëpinë e familjes Bllaca nga Gjilani.

Nga disa burime tregohet një tjetët version:

Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut.

Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, ajo e kishte vrarë më pas vëllain Blerimin dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.

Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përvec policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.