BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Rajoni

Tragjedia në Mal të Zi/ “Kaos i vërtetë”, gazetarja rrëfen tmerrin që pa gjatë masakrës: Gratë qanin, ndërsa ai qëllonte këdo që i dilte para

Tragjedia në Mal të Zi/ “Kaos i vërtetë”,

Mali i zi u ndesh ditën e premte me një nga ngjarjet më të rënda kriminale në historinë e tij. Një person i armatosur ekzekutoi 10 persona mes tyre dhe fëmijë, si dhe plagosi dhe 6 të tjerë.

Të qara, panik, situatë kaotike dhe vrasës që qëllon në mënyrë të rastësishme, kështu ishte dje në Cetinje, thotë gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviç, e cila dje raportoi për tragjedinë në të cilën mbetën të vrarë 11 persona.

“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.

Ajo deklaron se u përpoq t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.

Sipas saj fillimisht nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte dhe shton se edhe policia ishte e paqartë.

“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.

Qyteti i Cetinjes, vendi ku ndodhi tragjedia, edhe sot janë në mosbesim. Mëngjesin e sotëm në rrugët e qytetit kishte heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta.

Ndërkohë, një burrë ka folur për vrasësin, raporton index.hr.

“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.

Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.

“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.

Një koleg i Boriloviçit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda.

Më të lexuarat