Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trazira në Maqedoni, Presidenti fal politikanët kriminelë, populli ngrihet në këmbë, rrethohet qeveria

 Trazira në Maqedoni, Presidenti fal politikanët kriminelë, populli ngrihet në këmbë, rrethohet qeveria

Postuar: 12/04/2016 - 22:32

Vendimi  i Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të amnistuar politikanët e akuzuar, ka shkaktuar menjëherë reagim qytetar.
 
Me qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Presidencës, ku përkundër forcave të shtuara policore, ata kanë hedhur vezë dhe sende të tjera të forta, duke thyer xhamat e zyrës së Presidencës.
 
Më pas, protesta është zhvendosur para godinës qeveritare. Sikundër dhe e lajmëroi në konferencën për mediat, lideri i LDSM, Zoran Zaev, u është bashkangjitur protestuesve.
 
Situata pritet të tensionohet, pasi policia nuk lejon që protestuesit të afrohen te godinat e qeverisë.
 
Pasditen e sotme përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka kërkuar takim me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.Takim me Ivanovin kanë kërkuar edhe ministri i jashtëm gjerman Steinmeier si dhe diplomatë të SHBA-së, Britanisë së Madhe e Gjermanisë në Shkup,  të cilët janë refuzuar nga Presidenti maqedonas me arsyetimin se axhenda e tij është e ngarkuar.
 
Ndërkohë mësohet se politikat në Bruksel po mbajnë një mbledhje urgjente lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup, që çuan dhe në prishjen e marrëveshjes së Përzhinos e negociuar nga eurodeputeti Ricard Hovit.
 
200100mkd-254660mkd-254659mkd-254657

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 14:58

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën në veri të  Republikës së Kosovës, kinse në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ka krizë humanitare dhe s

Postuar: 26/06/2019 - 14:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vijuar bisedën e djeshme të Beogradit duke pretenduar krizë

Postuar: 26/06/2019 - 13:41

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, para disa ditësh ka thyer këmbën.

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit t

Postuar: 25/06/2019 - 15:27

Me 153 vota “pro” deputetët e Kuvendit të Hungarisë njëzëri ratifikuan protokollin

Postuar: 24/06/2019 - 15:13

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presi

Postuar: 24/06/2019 - 15:05

Në mes tre skenarëve që instituti RIDEA ka bërë në hulumtim, konkretisht ndërmjet Status QUO-s,