BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Rajoni

Tre mesazhe të forta nga SHBA për Serbinë, amerikanët i vendosin ultimatum Beogradit që të njohë Kosovën, ndryshe do të përballet me fuqitë e mëdha

Tre mesazhe të forta nga SHBA për Serbinë, amerikanët i

Së fundmi në një intervistë që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill i ka vendosur ultimatum Serbisë që të njoh Kosovën si shtet i pavarur, e cila për do jetë si një pasaportë për anëtarësimin e saj në BE. Hill ka deklaruar se është e nevojshme që SHBA të luajë rolin e saj në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë deklaratë, analistët serbë vlerësojnë se nga kjo intervistë mund të nxirren tri mesazhe të qarta të Biden-it për Serbinë. Duket se situata e përgjithshme në botë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka ndikuar që Hill, në këtë intervistë, të shprehë pritshmëritë shumë kërkuese të SHBA nga Serbia edhe sa i përket Kosovës, integrimeve evropiane, por edhe në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe furnizimin me gaz rus. Prandaj nuk është gabim të thuhet se Serbia në periudhën e ardhshme do të përballet me presione nga fuqitë e mëdha nga të gjitha anët. Pra, kur bëhet fjalë për SHBA, përshtypja është se qëndrimi i Uashingtonit përmes fjalëve të Hillit tashmë është mjaft i qartë, sidomos kur bëhet fjalë për tri temat kyçe për Serbinë në këtë moment. Qëndrimi që Perëndimi po e potencon gjithnjë e më shumë kohëve të fundit është se Serbia nuk do të hyjë në BE derisa të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, pra derisa të njohë pavarësinë e Kosovës. Edhe pse iu shmang këtyre fjalëve në mënyrë diplomatike, Hill dërgoi një mesazh praktikisht me të njëjtin kuptim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është i shqetësuar për mungesën e progresit në dialog dhe se nuk e di se cila do të ishte masa e duhur e përfshirjes së SHBA. Hill gjithashtu ka thënë qartë se SHBA-të nuk e shohin si miqësor faktin që Serbia aktualisht po furnizohet me gaz nga Rusia dhe për këtë arsye pret që Serbia të gjejë më shumë furnizues të kësaj energjie. Por, cilat janë ato kushte, që Hill u përpoq të shpjegonte këtë herë në mënyrën e Brukselit. “Anëtarësimi është i përjetshëm dhe të gjithë duhet të kuptojnë se BE-ja nuk duhet të nxitohet sepse pasojat e anëtarësimit janë të mëdha. Evropianët kanë shumë çështje të brendshme për t'u marrë dhe nuk janë të interesuar të importojnë probleme dypalëshe, ata duan që vendet anëtare të bëhen shtete që ndajnë qëllimet dhe vlerat evropiane. Është më mirë të punosh me të përmes dialogut, dhe si dikush që është marrë me të në të kaluarën e di që është zhgënjyese dhe simpatizoj njerëzit që shikojnë kalendarin. Ata shohin muajt që kalojnë dhe pyesin nëse po bëhet ndonjë përparim. Dhe mendoj se të gjitha ato pyetje për shkopin dhe karotën janë me vend, por edhe se më mirë është të punohet më shumë në vend që të kritikohen dhe fajësohen njerëzit”, theksoi Hill.Hill tha qartë se SHBA-të nuk e shohin me dashamirësi faktin që Serbia aktualisht po furnizon gazin nga Rusia. “Serbia merr gazin rus, ashtu si disa vende të Evropës Perëndimore, por Serbia, si të tjerat, duhet të pyesë veten nëse Rusia është një furnizues i besueshëm. Po flasim për energjinë, për burimin e energjisë nga i cili varet puna e fabrikave tona, i cili na ngroh shtëpitë në dimër. Çfarë lloj furnizuesi është Rusia? Nuk mendoj se është mirë, sepse përzien nevojat ekonomike me nevojat politike dhe strategjike dhe madje herë pas here nuk më pëlqen të përdor shprehje të tilla”, theksoi Hill.

Por, a do ta “ulë kokën” Serbia?

Edhe pak muaj më parë amerikanët kanë kërkuar me ngulm nga Serbia që të njoh Kosovën si shtet të pavarur. “Serbia duhet të njohë Kosovën”, kështu është shprehur zv/ndihmës sekretari  amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosovën nuk bëhet fjalë nëse do të ketë korrigjimi kufijsh, ose jo, por duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve. Duke folur lidhur me atë se cili në të vërtetë është pozicioni i SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka thënë se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan. “SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer.