Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trepça, Vetëvendosje publikon propozim amendamentet

Postuar: 07/10/2016 - 21:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca i ka bërë publike propozim amendamentet për projektligjin për Trepçën, drejtuar Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti e Industri.
 
Ai përmes një njoftimi  për media ka treguar për propozimin e gjithsejtë shtatë Amandamenteve, në të cilat ka kërkuar që të bëhen ndryshime.
Më poshtë mund t’i gjeni si dokument, Amandametet e propozuara nga ai:
 
 
 
 
 
Amandamentet e plota:
 
Për: Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
 
Nga: Glauk Konjufca- deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës
 
Lënda: Propozim Amendamente për Projektligjin  për Trepçën
 
Datë: 7 tetor 2016
 
Në bazë të nenit 57 pika 3 të Rregullorës së Punës së Kuvendit të Kosovës, në cilësi të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, parashtroj pranë  Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri këto amendamente për Projektligjin për Trepçën:
 
Amendament I:
 
Në Nenin 1 të projektligjit, pas fjalisë  “Ky ligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore “, të shtohen fjalitë “për të transformuar njësitë e caktuara biznesore të ndërmarrjes ekzistuese Trepça, në  ndërmarrje publike qendrore,” për të vazhduar si në përmebajtjen ekzistuese.
 
 
 
A R S Y E T I M
 
Ndërmarrja ekzistuese shoqërore “Trepça”, e cila aktualisht është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit rrezikohet t’i nënshtrohet procesit të likuidimit. Ndonëse kjo ndërmarrje ka një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të mbarë vendit, është më se e nevojshme që njësitë e caktuara punuese të kësaj ndërmarrje të marrin statusin e ndërmarrjes publike, në mënyrë që të mbrohet interesi i përgjithshëm shoqërëror dhe shtetëror. Me përkufizimin e  ndërmarrjes “Trepça” si ndërmarrje publike, do të përkufizohej pjesëmarrja e gjërë institucionale dhe shoqërore në kuptim të pronësisë saj, si dhe në kuptim të një entiteti juridik me status të veçantë.
 
Amendamenti II:
 
Paragrafi 1 i Nenit 2 të projektligjit ndryshohet si në vijim:
 
“1. Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë transformimin e njësive biznesore të listuara në paragrafin 2 të këtij neni në Ndërmarrjen Publike Trepça Sh.A.”
 
A R S Y E T I M
 
Ndryshimi i propozuar me Amendamentin II ka për qëllim që të definoj statusin e ndërmarrjes “Trepça” si ndërmarrje publike me status të  veçantë dhe të organizuar në cilësi të Shoqërisë Aksionare, siç janë edhe të regjistruara të gjitha ndërmarrjet publike qendrore.
 
 Amendamenti III:
 
 Nën-paragrafi 1.1 i nenit 3 të projektligjit, pas fjalisë “me emërtimin “Trepça – Ndërmarrje në Administrim të AKP”  shtohet fjalia “e transformuar me njësitë biznesore të parapara me këtë projektligj si ndërmarrje publike qëndrore në pronësi të Republikës së Kosovës”
 
 A R S Y E T I M
 
Propozim-amendamenti III ka për qëllim harmonizimin e përkufizimit të ndërmarrjes “Trepça” me përmbajtjen e nenit  1 dhe 2 mbi qëllimin dhe fushëveprimin e projektligjit për Trepçën. Gjithashtu, meqenëse kemi të bëjmë me përkufizimin e termit të përdorur, me këtë përkufizim do të përfshiet edhe faza para transformimit, ashtu edhe post-transformimit të ndërmarrjes Trepça.
 
Amendamenti IV:
 
 Paragrafit 1 të Nenit 5,  shtohet një pasus plotësues me këtë përmbajtje:
 
“Minierat, respektivisht resurset minerale nuk mund të jenë në asnjë mënyrë objekt i aksionit të tjetërsuar.”
 
A R S Y E T I M
 
Vetë përmbajtja e paragrafit 1 të Nenit 5 të projektligjit tregon për rëndësinë e resurseve minarale duke i përcaktuar ato taksativisht si pronë e Republikës së Kosovës. Kështu që me amendamentin e propozuar, pas përcaktimit taksativ të pronësisë së resurseve, është i nevojshëm ndalimi i qarkullimit juridik mbi pronësinë e sovranizuar të Republikës së Kosovës. Miratimi i këtij amendamenti siguron patjetërshmërinë e minierave dhe resurseve si komponente strategjike të Republikës së Kosovës.
 
Amendamenti IV:
 
Paragrafi 9.9 plotësohet me tekstin në vijim:
 
9.Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me themelimin, transformimin e plotë apo të pjesshëm,  dhe shuarjen e njësive biznesore ose investimet në projekte të reja, Bordi Mbikëqyrës, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës si aksionari kryesor, duhet ta marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
A R S Y E T I M
 
Me këtë shtesë qartësohet roli vendimmarrës I Kuvendit të Republikës karshi vendimeve për Trepçën.
 
Amendamenti V:
 
Te Neni 12, paragrafi 1. të shtohen pikat 1.1, 1.2, 1.3.
 
Trepça Sh.A. në kuadër të procesit të transformimit dhe ristrukturimit me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e saj dhe rehabilitimin e saj do të përdorë modalitete të investimeve sikur të mëposhtmet, por pa u kufizuar vetëm në to:
 
1.1. kreditë shtetërore;
 
1.2. kreditë e kompanisë;
 
1.3. emetimit dhe shitja e obligacioneve;
 
1.4. partneriteti publiko-privat;
 
1.5. investime direkte private;
 
1.6. investime të përbashkëta;
 
1.7. emetimi dhe shitja e aksioneve.
 
A R S Y E T I M
 
Këto 3 pka e zgjerojnë gamën e mundësive investuese në Kompaninë Publike Qendrore Trepça, pa i kufizuar asnjë prej tyre. Kështu Ligji për Trepçën siguron se fokusi do të jetë zhvillimi dhe rehabilitimi i Trepçës përmes formave të ndryshme e të kombinuara të investimeve pa e përjashtuar as kapitalin publik e as atë privat.
 
Amendamenti VI:
 
Paragrafi 12.3 dhe 12.4 fshihen tërësisht.
 
A R S Y E T I M
 
Modalitetet qeverisëse në rastin e privatizimit të plotë ose të pjesshëm të Trepçës ose të njëjsisë së caktuar biznesore, rregullohet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
 
Prishtinë, 7 tetor 2016
 
Glauk Konjufca
 
Deputet i Kuvendit të Kosovës
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV’së.

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin

Postuar: 13/11/2019 - 14:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i prekur thellë dhe ka ng