BREAKING NEWS

Shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”/ E 'fundosi' dëshmia e Nuredin Dumanit, vihet në pranga i shpalluri në kërkim, akuzat që rëndojnë mbi të

Shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni
x
BREAKING NEWS

U arrestua së bashku me kryebashkiakun, GJKKO liron nga qelia ish zyrtarin e lartë (EMRI)

U arrestua së bashku me kryebashkiakun, GJKKO liron nga qelia ish zyrtarin
x
BREAKING NEWS

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen
x
BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x

Rajoni

Tronditëse/ Vrau bashkëshorten 46-vjeçare, zbardhet dëshmia shokuese e burrit: Isha i dehur, u zumë, mora thikën dhe...

Tronditëse/ Vrau bashkëshorten 46-vjeçare, zbardhet

Vendi fqinj është tronditur nga vdekja e 46-vjeçares e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili pasi e ka goditur me thikë ka telefonuar të birin dhe i ka thënë: Të vrava nënën.

Ndërkohë mediet greke kanë publikuar dëshminë e parë që 55-vjeçari me profesion kuzhinier dha për policët.

“Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, ishin fjalët e para që kuzhinieri para policëve.

Sipas burimeve 55-vjeçari ishte dehur dhe në debat e sipër me të shoqen ka tentuar ta mbysë atë me duar, dhe më pas ka marrë thikën e kuzhinës, ku dhe e ka vrarë.

Kronika e vrasjes

Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.

Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas.

55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.

55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësore.

Më të lexuarat