BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

TRONDITËSE/ Nënës së re nga Dibra e Madhe i heqin tre organe pas lindjes, merret vendimi urgjent ndaj drejtorit të spitalit

TRONDITËSE/ Nënës së re nga Dibra e Madhe i heqin tre

Një ngjarje shumë e rëndë është raportuar një ditë më parë në Spitalin e Strugës, ku një nëne të re nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut i janë hequr tre organe, pas lindjes.

Ngjarja e tmerrshme ka tronditur mbarë vendin, ndërsa autoritetet kanë reaguar menjëherë, duke shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani. Lajmin e ka dhënë ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë urgjente për shtyp.

“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme”, ka thënë ministri Filipçe.

Ministri është shprehur se ka marrë edhe vendim për të formuar komisionin e ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, pas lindjes, tre organe të shëndetshëm i janë hequr.

“Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, ka shtuar ministri.

Më të lexuarat