BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Rajoni

“Tym i bardhë” në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për targat, Borrell tregon se janë marrë masat për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në Veri

“Tym i bardhë” në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë

Arrihet marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u takuan sot në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për tensionet në veri të Kosovës. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje.  Marrëveshja përmban ndalimin e lëshimit të targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës nga ana e Serbisë. Nga ana tjetër, Kosova do të ndërpresë ndalimin e automjeteve serbe në kufi duke mos i detyruar për të kryer riregjistrim të mjeteve. “Ne kemi një marrëveshje! Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emrat e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të pezullojë veprimet e mëtejshme lidhur me riregjistrimin e automjeteve. Në ditët në vijim do t'i ftoj palët për të diskutuar hapat e ardhshëm. Falënderoj përfaqësuesin e lartë të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak për punën e tij të palodhur”, ka shkruar Borrell në Twitter. Pas arritjes së marrëveshjes pritet që të ulen tensionet në veri të Kosovës, ku Lista Serbe paralajmëroi protesta të vazhdueshme kundër vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave. Ndërkohë Kurti dhe Vuçiç të cilët u takuan në 21 nëntor në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçak dhe Borrell, sërish nuk arritën një marrëveshje për targat.

Detaje nga takimi në Bruksel

Negociatorët kryesorë erdhën në kryeqytetin evropian vetëm dy ditë pas bisedimeve të dështuara të nivelit të lartë në Bruksel, pra dështimit të arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për targat. Takimi i tyre i dështuar në Bruksel, për të cilin BE-ja, ashtu si Vuçiç, drejtoi gishtin nga Prishtina, përveç diplomacisë së krizës, shkaktoi një rritje të re të tensioneve në terren për shkak të njoftimit të Prishtinës se do të nisë fazën e dytë të zbatimit të vendimit të saj për (ri)regjistrim duke ndëshkuar shoferët që kanë targa të Serbisë me shenjat e qyteteve në Kosovë, ata që nuk i kanë zëvendësuar me targa RKS. Në të njëjtën ditë, Vuçiç njoftoi nga Beogradi se Serbia është pajtuar me propozimin e Bashkimit Evropian, të mos lëshohen targa për qytetet e Kosovës deri në njoftimin e dytë, dhe se në vend të targave KM, të jenë targa neutrale KS, të cilat Autoritetet e Kosovës ndaluan lëshimin vitin e kaluar.  Kurti nga ana tjetër nuk e ka pranuar shtyrjen e vendimit të tij. Mirëpo, siç ndodhi në korrik, “në ora 12 një minutë” dhe kësaj radhe pas mesnate, tensionet u qetësuan, të paktën për dy ditë, nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Më 22, pra pak pas mesnate, ai kërkoi nga kryeministri i Kosovës shtyrjen e vendimit për dënimin e shoferit për 48 orë, gjë që Kurti e pranoi shumë shpejt. Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futeshin lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë. Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.