Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U dhuna barbarisht, gazetarja tregon si e kërcënonin me mesazhe

Postuar: 19/05/2017 - 08:21

Gazetarja e njohur kosovare Arbana Xharra ka folur në emisionin Komiteti për herë të parë pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe sulmit fizik ndaj saj, pas të cilit përfundoi në spital. 

Xharra ka përmendur disa nga miqtë e saj, për të cilët thotë se e kanë linçuar dhe për shkak të tyre, e plotë deklaratave të tjera kundër saj në rrjetet sociale, rezultoi edhe sulmi ndaj saj.

“Në fund të marsit më kanë bërë një kryq në derën e banesës sime. Ka qenë shqetësuese. Policia më ka thënë se nëse duan të të bëjnë diçka, nuk të bëjnë kryqe. Dhe unë e kam besuar e kam ecur në hapësira të pasigurta. Ka pas linçime të mëdha prej Vetëvendosjes, prej partisë Besa në Maqedoni. Kanë shpërndarë video të rreme sikur daja ime është një person i lidhur me Millosheviçin. Janë bërë linçime të tmerrshme për të cilat kam njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare. I kam alarmuar për rrezikun që kam. Kërcënime pa fund dhe në rrjetet sociale. Kam bërë publike kërcënimet për fëmijët. Më kanë çuar foto me persona të vrarë me kokë të hequr duke më shkruar do të gjejmë dhe e dimë se sa i do fëmijët e tu”, ka rrëfyer Xharra.

Anëtarja e PDK-së ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në fushatën zgjedhore përkrah kreut të partisë, Kadri Veseli, dhe nëse do të jetë në listën e deputetëve.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2017 - 16:08

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me

Postuar: 22/05/2017 - 08:30

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me alternime kthjellimesh për shkak të rrymave të freskëta në të gjithë rajonin.

Postuar: 21/05/2017 - 17:50

Qeveria e Serbisë është shprehur e sigurt se me futjen e Listës Serbe në legjislativin e ardhshëm të shtetit të Kosovës, do të parandalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Postuar: 19/05/2017 - 19:17

Politikanët grekë aprovuan dje pas mesnate unanimisht paketën e masave të reja të kursimit me rritje të taksave dhe ulje të pensioneve, të cilat pritet të mbledhin rreth 5.3 mil

Postuar: 19/05/2017 - 13:25

Krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA ka nxitur reagime të shumta. E, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për këtë koalicion.

Postuar: 18/05/2017 - 21:13

Masat e reja të qeverisë greke për të normalizuar ekonominë kanë bërë që në Greqi të “plasin” protestat popullore për të kundërshtuar këto masa.