BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
BREAKING NEWS
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
x
BREAKING NEWS
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
x
BREAKING NEWS
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
x
BREAKING NEWS
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
x
U ekzekutua bashkë me vajzën nga ish bashkëshorti, zbulohet detaji i trishtë për fëmijët ditën kur Valbona u vra
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Gusht 2018
Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë institucioni.Qendra për punë sociale thotë se për herë të parë me këtë rast të dhunës në familje u njoftua kur e ndjera Valbona Nrecaj në qershor të këtij viti kishte kërkuar ndihmë nga qendra që t’i shihte fëmijët e saj, raporton “KTV“.
Valbona kishte arritur dy herë t’i takonte fëmijët, derisa nuk dihet se si Pjetër Ncreaj kishte arritur që t’i marrë nën përkujdesje fëmijët pa një vendim të gjykatës.Më 2 korrik, Valbona kishte bërë padi në Gjykatë për shkurorëzim. Gjykata disa ditë më vonë sipas procedurës u kishte parashtruar kërkesë për pajtim çiftit, të cilin e kishte refuzuar e ndjera Valbona Nrecaj.
Ky vendim i Valbonës kishte bërë që Pjetër Nrecaj t’ia ndalonte asaj t’i shihte fëmijët.Familja e së ndjerës në ditën e tragjedisë i kishte deklaruar KTV-së se Policia pa asnjë vendim të Gjykatës kishte ardhur për t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre.
Policia e Kosovës e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në procesin e marrjes së fëmijëve.
“Bazuar në informatat që kemi, stacioni policor Gjakovë asnjëherë nuk ka pranuar kërkesë nga ndonjë institucion që fëmijët e viktimës të dërgohen tek ish bashkëshorti (I dyshuari). Rrjedhimisht, pretendimet e familjes të së ndjerës se fëmijët janë marrë nga policia dhe janë dërguar te babai, nuk qëndrojnë. Pretendimet e tilla është duke i hetuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës, Gjakovë.
Të katër fëmijët e Valbona Nrecajt do të vazhdojnë të mbesin në kujdestari të përkohshme te familja e viktimës, derisa qendra për Punë Sociale do të ndajë çdo muaj 100 euro për secilin fëmijë në formë të ndihmës sociale.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me hetimet që ka nisur ndaj disa zyrtarëve të Policisë në Gjakovë për neglizhencë në detyrë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Pjetër Nrecajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me dyshimet se vrau gruan e tij, Valbona Nrecaj, dhe vajzën e tij 9-vjeçare.