BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Rajoni

U gjet e vdekur në rrethana të dyshimta, motra e regjizores shqiptare bën dedikimin prekës: Me pikëllim dhe zemër të thyer...!

U gjet e vdekur në rrethana të dyshimta, motra e regjizores shqiptare

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores së njohur Arzana Kraja, e cila u nda nga jeta dje.Motra e të ndjerës, Gresa Kraja ka bërë të ditur se varrimi i regjisores do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës sonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Kraja në Facebook.

Trupi i saj i pajete eshte gjetur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë Qendra Kinematografike e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prokuroria e cila ka konstatuar se ka vdekur një grua.

Për Gazetën Express zyrtarë nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes, është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë, trupi është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit”, ka thënë Prokuroria.