BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Rajoni

U gjet i vdekur, zbulohet porosia për familjarët dhe video-mesazhi që kishte lënë 24-vjeçari shqiptar në telefon

U gjet i vdekur, zbulohet porosia për familjarët dhe video-mesazhi

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Mësohet se para se të vdiste ai kishte regjistruar një video në telefonin e tij, por ende nuk dihet përmbajtja e saj. Sipas kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ameti, i ftuar në Pressing në T7, trupi i 24-vjeçarit është gjetur pranë një gurthyesi në fshatin Gadimë.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti. Më tej ai shprehet se kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi dhe ngushëllon familjen për humbjen e djalit të tyre.

Video-mesazhi i lënë nga Shqipdoni është transmetuar më herët nga mediat në Kosovë, dhe mësohet se gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

 Po ashtu, mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë. Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor.

Shqipdon Aliu, ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë dhe ai u gjet pa shenja në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipajnit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për këtë rast u shpreh se trupi është gjetur rreth orës 21:30 gjatë natës së sotme.