BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

U përdor sprajit lotsjellës dhe dhunë/ Arrestohet në flagrancë kryebashkiaku i qytetit të njohur turistik (VIDEO)

U përdor sprajit  lotsjellës dhe dhunë/ Arrestohet në

Arrestohet ditën e sotme para ndërtesës komunale kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.

Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për árrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës.

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.