BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

U vaksinua me “AstraZeneca”, shënohet rasti i parë i mpiksjes së gjakut në shtetin fqinj

U vaksinua me “AstraZeneca”, shënohet rasti i parë i

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rastin e parë të mpiksjes së gjakut si pasojë e vaksinës “AstraZeneca”.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila para një jave është vaksinuar në Serbi.

“Tek ne deri më tani është regjistruar një rast i një vajze 28 vjeçare që i është shkaktuar tromboza  pasi e ka marrë vaksinën e AstraZeneca në Serbi, dozën e parë. Simptomat i janë paraqitur rreth një javë pasi e ka marrë vaksinën. Ajo për momentin gjendet në mjekim në spital”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore në vend kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine për personat nën moshën 60-vjeçare, duke ndjekur kështu shembullin e Kanadasë dhe Gjermanisë.

Më të lexuarat