BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Rajoni

UNMIK, SHBA dhe BE thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës, ushtria serbe shfaqet kërcënuese në pikat kufitare

UNMIK, SHBA dhe BE thirrje për qetësim të situatës në

Sot është e pesta ditë që nga marrja e vendimit nga qeveria Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në lidhje me targat e automjeteve. Pavarësisht kësaj, protestat në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë, ndërsa shteti serb vijon të pretendojë se qytetarëve të saj i është bërë një padrejtësi. Ndërkohë ndërkombëtarët bëjnë herë pas here thirrje për qetësim të situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë, megjithatë duket se kjo nuk ka dhënë një rezultat konkret. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka bërë të enjten thirrje për ulje të tensioneve si dhe ka kërkuar që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes dialogut politik. “Shefi i Misionit të OKB -së në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin vuri në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të UNMIK-ut. Ai ka thënë se veprimet e njëanshme bartin me vete rrezikun e përshkallëzimit dhe duhet të shmangen në interes të paqes dhe sigurisë së popullatave. “PSSP Tanin u përkujton palëve se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive. “Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik”, shkruhet në deklaratë.

BE dhe SHBA

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet të cilat u përshkallëzuan që me nisjen e zbatimit të masës së reciprocitetit nga qeveria e Kosovës. Zyra e zotit Borrell ka bërë publike një deklaratë, me anë të së cilës ka insistuar në shmangien e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm në veri të Kosovës. “Bashkimi Evropian bën thirrje për ulje menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato do të shkonin direkt kundër interesave të qytetarëve në rajon”, thuhet në njoftim. Më tej, në njoftimin zyrës së Borrell bëhet e qartë se qeveritë e Prishtinës dhe Beogradit, duhet që të zbatojnë çdo detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit. Me sa duket kjo i referohet qeverisë serbe, duke qenë se detyrim i kësaj marrëveshje është vendosja e këtij reciprociteti. “Ne i bëjmë thirrje lidershipeve në Beograd dhe Prishtinë të marrin pozicione të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për shmangien e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm, për të rivendosur një atmosferë paqësore dhe për të punuar për një zgjidhje të zbatueshme”, vazhdon deklarata. Nga ana tjetër, edhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në qetësimin e situatës. Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. “Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Situata në kufi

Situata në pikat kufitare paraqitet pa përshkallëzime të rëndësishme, ndërsa serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe kanë kënduar këngë nacionaliste. Pavarësisht se situata ka qenë e qetë, shfaqja e xhandarmërisë serbe në afërsi të territorit të Kosovës ka ngritur shqetësime. Në afërsi të Jarinjës, në territorin e Serbisë xhandarmëria serbe është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës. Raportimet në mediat kosovare nga terreni sqarojnë se ushtria serbe është pozicionuar në Rashkë dhe po kërcënon me situatën në Veri. Ndërkohë, mediat lokale serbe kanë publikuar fotografi ku shihen njësi të specializuara ushtarake serbe me artileri të rëndë. Sipas njoftimeve të fundit nga atje, njësitë e specializuara po i afrohen kufirit në Jarinje dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje.

Më të lexuarat