BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Ushtria kosovare do të votohet pas zgjedhjeve në Serbi?

Ushtria kosovare do të votohet pas zgjedhjeve në Serbi?

Sipas mediave kosovare, projektligji i dërguar në Kuvend nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që parashikon tranformimin e FSK-së në një Forcë të mirëfilltë të armatosur me shumë mundësi do të proçedohet në Parlament pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Serbi, raundi i parë i të cilave është parashikuar për t’i zhvilluar në datë 2 Prill.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime konfidenciale, por nuk japin më shumë detaje mbi kanalin e tyre të informacionit.

Pas propozimit të Kreut të Shtetit, tashmë proçedurat e tjera i takojnë kryeministrit Isa Mustafa, i cili duhet të miratojë draftin dhe t’i kërkojë kryeparlamentarit Veseli që diskutimi i tij të futet në rendin e ditës në një seancë pas 2 prillit.

Ndërmarrja e një veprimi të tillë do të përbënte një surprizë të madhe nga autoritetet kosovare në një kohë kur NATO dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se janë kundër transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës përmes ndryshimeve ligjore.

Aleatat e Kosovës theksojnë se mbeten parimisht pro kësaj ideje, por shtojnë se ndryshimi duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me konsensusin e palës serbe, gjë që deri më tani ka munguar.

Megjithatë, pavarësisht apelit të vazhdueshëm, Presidenti Thaçi duket mjaft i vendosur për t’a dërguar deri në fund nismën e tij.

Ai ka deklaruar më herët se themelimi i ushtrisë është një rrugë pa kthim. Sipas Kreut të Shtetit, ky ndryshim do të forcojë unitetin pasi do të ketë si parim themelor multi-etnicitetin si dhe do t’u shërbeje të gjithë qytetarëve.

Më të lexuarat