
Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Vaksina anticovid mbërrin në Ballkan, ministri tregon se kur do nisë shpërndarja

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Dhjetor 2020

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar është shprehur se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën (21 ose 22 dhjetor), ku dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza. Ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e të moshuarve.
Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe se dozat e ardhshme do të mbërrijnë, siç janë premtuar, deri në fund të vitit.
Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 15 dhjetor se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe se vaksina ruse Sputnik V po testohet, shkruan Radio Europa e Lirë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka thënë se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë AstraZaneca për 800,000 doza të vaksinës, të cilat pritet të arrijnë në fillim të vitit 2020.
Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë amerikane Moderna 25-37 dollarë. AstraZeneca ka thënë se vaksina e saj do të jetë më e lirë sesa e konkurrentëve të tjerë.
Më të lexuarat


Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma

Bilanci/ Surprizojnë shifrat e COVID 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Maqedonia e Veriut përfiton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid-19

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministri grek

Nuk ndalet shqiptari Dritan Abazoviç, del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Presidenti duhet të bashkëjetojë me qeverinë e re, ose...

Përgjohet presidenti, autoritetet nisin hetim të menjëhershëm
