BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Rajoni

Vaksinimi anti-COVID/ Serbia me ritme të ‘frikshme’, ministri i Shëndetësisë jep lajmin e surprizë qytetarëve

Vaksinimi anti-COVID/ Serbia me ritme të ‘frikshme’, ministri i

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, njoftoi të premten se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer/BioNtech për furnizim me 1.200.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit në tre mujorin e dytë të këtij viti, si dhe 1.190.000 të tjera në tre mujorin e tretë.

“Ky është një sukses i madh për qytetarët e Serbisë, të cilin shumica e botës vetëm mund ta ëndërrojë”, i tha Llonçar, Radio Televizionit të Serbisë (RTS).

Deri më tani Serbia ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm.

Autoritetet iu kanë mundësuar qytetarëve të zgjedhin se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen.

Serbia iu ka dhuruar vaksina komunave në veri të Kosovës, pastaj Republika Sërpskas të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe dy vendeve tjera të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. /REL