BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Valë reagimesh në Kosovë për deklaratat e Vuçiç, Vjosa Osmani apel Bashkimit Europian të ndërhyjë

Valë reagimesh në Kosovë për deklaratat e

Deklaratat e të enjtes të presidentit serb Aleksandar Vuçiç kanë provokuar reagime te ashpra nga skena politike shqiptare dhe ajo e Kosovës. Ditën e djeshme, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb në një konferencë për media. “Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. Nuk janë në frymën për të cilin jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proces të dialogut. Mbi bazën e kësaj kemi lëshuar një deklaratë, duke qenë të matur, konstruktiv, të qartë që koha e konflikteve ka kaluar, dhe çdo gjë duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet e qeverisë së Kosovës janë mesazhe të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë kryeministri Hoti. Ndërkohë që pavarësisht kërkesave të shumta, përfshirë edhe atë të kryetares xsë Parlamentit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Bashkimi Europian nuk ka mbajtur një qëndrim dhe as nuk e ka komentuar deklaratën e Vuçiç. “Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, është shprehur zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano, duke mos reaguar drejtpërdrejtë lidhur me kërcënimin e serbëve.

Reagon ministria e jashtme e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një njoftimi për media ka thënë se mirëpret deklaratën e Bashkimit Evropian, që edhe pse me shumë vonesë, riaktualizon çështjen e mos implementimit nga ana e Serbisë, të një ndër marrëveshjeve më të rëndësishme të arritura në Dialogun e Brukselit, që është ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), me të cilën Serbia e pranoi integritetin territorial të Kosovës së 17 shkurtit 2008. Kjo ministri ka theksuar se Bashkimi Evropian, gjithashtu duhet të shtyjë përpara shuarjen e plotë dhe të verifikueshme të të gjitha strukturave paralele të mbetura në Kosovë, të kërkojë zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave, atë për kadastrat, lirinë e plotë të lëvizjes, dhe të punojë intensivisht dhe e koordinuar me SHBA-të, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë brenda një afati të shkurtër kohor. “Ndryshe, me Serbinë si i vetmi shtet i mbetur jodemokratik në rajon dhe Evropë, me retorikë kriminale kundër NATO-s, paqes dhe stabilitetit rajonal, kundër vënies së drejtësisë për krimet e saj të luftës, kundër bashkëpunimit për kthimin e të pagjeturve, dhe kundër zgjidhjes paqësore pa luftë të çështjes së fundit të mbetur nga ish-Jugosllavia – dialogu i padefinuar, i paafat, dhe pa parime të përcaktuara është bërë i pavlerë”, përfundon njoftimi.

Reagimi i ministrit të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se populli i Kosovës do të jetojë në paqe, po ka shtuar se nëse lufta është e pashmangshme, Kosova si çdo herë do të fitojë, ndërsa porositi serbët që të mos e harrojnë “ferrin e Koshares”. “Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, shkroi ai duke shpërndarë edhe një fotografi nga koha e luftës së fundit në Kosovë. Nga ana tjetër, Lista Serbe, e cila është edhe pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Kosovë, është shprehur se deklaratat dhe kërcënimet skizofrenike drejtuar presidentit Vuçiç, i cili bën thirrje për paqe, tregojnë se populli shqiptar në Kosovë ka mbetur në duart e politikanëve të papjekur të shekullit 21. Lista Serbe ka thënë se mbështet pikëpamjet e presidentit Vuçiç se të gjithë në Ballkan kanë nevojë për paqe. “Mos sinqeriteti i zyrtarëve të Prishtinës kur bëhet fjalë për dialog, ruajtjen e paqes dhe vendosjen e vlerave evropiane në Kosovë, më së miri janë përfaqësues me sulmet e sotme histerike ndaj presidentit Vuçiç”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.