Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vendet e Quintit apel për rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi

Postuar: 13/08/2019 - 15:07

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. 
 
Kështu është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët të lëshuar për media nga shtet e Quintit.
 
“Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90 dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.
 
Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratën e tyre.
 
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë theksuar se janë të gatshëm të forcojmë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, duke theksuar se këtë mund ta bëjnë vetëm kur Kosova dhe Serbia të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. 
 
“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.
 
Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre”, thuhet në deklaratën e tyre. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 10:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE

Postuar: 08/12/2019 - 08:18

Udhëheqësit e Kosovës kanë reaguar dje njëzëri duke dënuar mohimet e krimeve të luftës nga Beogra

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj t

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është