
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Vendimi i bujshëm! SHBA sanksionon zyrtaren e lartë në Ballkan (Detajet)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Shtator 2022

Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione Prokurores së Shtetit në Bosnje-Hercegovinë, Diana Kajmakoviç.
“Diana Kajmakoviç është duke cenuar vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Kundërterrorizëm dhe Inteligjencë Financiare në Departamentin amerikan të Thesarit.
Sipas tij, këto masa konfirmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitet në Bosnje-Hercegovinë, sepse ato janë vendosur ndaj një personi që ka rëndësi kyçe në lejimin e korrupsionit në këtë shtet.
“Masat e sotme janë vazhdimësi e zbatimit të strategjisë së SHBA-së për të mbajtur përgjegjës individët që kryejnë aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Këto masa janë marrë në kohën kur Bosnja po përballet me krizën më serioze politike prej vitit 1995, pasi politikanët, ento-nacionalistët dhe rrjete e tyre, vazhdojnë të dëmtojnë shtetin”, është thënë në deklaratën e Zyrës për Kontrollin e Asteve të Huaja.
Më 6 qershor të këtij viti, autoritetet amerikane kanë sanksionuar dy zyrtarë tjerë të Bosnjës për shkak të aktiviteteve destabilizuese: ndaj presidentit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska, Alen Sheraniç.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit pati thënë se Çavara dhe Sheraniç kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”.
Sanksionet kundër tyre janë zgjerim i sanksioneve që janë vendosur më herët gjatë këtij viti ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për shkëputje nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar kundër veprimeve të tilla.
Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.
Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990./VOA
Më të lexuarat


Situata në Kosovë, analisti del me thirrjen e fortë: Kosova s'duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit

Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet

"Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia", Presidenti kroat Millanoviç del me deklaratën e papritur

Vuçiç më i vendosur se kurrë: Serbia nuk anëtarësohet në NATO, ndjesia e bombardimeve ende e freskët

Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Nisin negociatat në Shkup, zbardhen me shpejtësi detajet e fundit

Haradinaj akuzon Kurtin dhe plas deklaratën e fortë: Së bashku me Serbinë, po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

Çfarë po "zihet"? Dy avionë luftarakë turq fluturojnë mbi Athinë, zbardhen me shpejtësi detajet

Deklaratë shokuese e Presidentit të Kroacisë: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

Një javë e stuhishme politike për Serbinë e Kosovën, nga takimi i “nxehtë” për Prishtinën brenda ambasadës së SHBA për Asociacionin dhe plani franko-gjerman që do të ndezë parlamentin serb
