BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

“Veprimet e Kurtit po na çojnë në prag të një konflikti të armatosur”, Bërnabiç bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia po synon kthimin e trupave në Kosovë

“Veprimet e Kurtit po na çojnë në prag të një

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë.

Gjatë një deklarimi për media nga aeroporti “Nikolla Telsa” në Beograd, Bërnabiç tha se veprimet e homologut të saj kosovar, Albin Kurti, “na sollën në prag të konfliktit të armatosur”.

“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Bërnabiç.

Bërnabiç u bëri thirrje shteteve në botë që të respektojnë këtë të drejtë, që sipas saj buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se gjatë ditës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të japë më shumë informacione lidhur me atë se si do të kërkohet kthimin e trupave në Kosovë, në bazë të kësaj rezolute.

Paralajmërim të ngjashëm bëri një ditë më parë edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, që tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Shefja e Qeverisë serbe tha se Kurti aktualisht po shkakton “rrezik jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët dhe mbarë Evropën”.Ajo po ashtu u shpreh kritike ndaj Bashkimit Evropian, që tha se po reagon vetëm “kur situata është realisht dramatike”, duke shtuar se as misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e as ai i BE-së, EULEX “nuk po bëjnë punën e tyre, as në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe as sipas Marrëveshjes së Kumanovës”.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur ditëve të fundit dhe që nga 6 dhjetori janë shënuar disa incidente me armë zjarri dhe granata dore.

Më 6 dhjetor u sulmuan zyrat komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pasi zyrtarët zgjedhorë në Kosovë po bëjnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të caktuara për 18 dhjetor. Incidente pati edhe në ditët pasuese, përfshirë më 8 dhjetor, kur gjatë patrullimit në Zveçan, Policia e Kosovës tha se u sulmua “me armë të gjata” dhe u plagos një zyrtar policor.

Zgjedhjet në veri – Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – u shpallën pasi kryetarët e këtyre komunave, së bashku me zyrtarë të tjerë serbë, dhanë dorëheqje në nëntor. Ata u larguan nga institucionet për shenjë kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Pas incidenteve, autoritetet në Kosovë nga 8 dhjetori nisën të rrisin prezencën policore në këtë pjesë, për shkak të siç thanë, të ofrojnë siguri për qytetarët e kësaj pjese.

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë akuzuar “bandat kriminale” të “financuara dhe dirigjuara” nga Serbia për incidentet në veri, ndërkaq Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – tha se “bartës i rezistencës” në veri është nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiç.

Radoiçiç është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai po ashtu kërkohet nga Kosova për “frikësimin e dëshmitarëve” në rastin “Brezovica”./REL

Më të lexuarat