BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Rajoni

Veseli: Lisa Serbe nuk mund të shantazhojë as PDK, as koalicionin

Veseli: Lisa Serbe nuk mund të shantazhojë as PDK, as koalicionin
Kryeparlamnetari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se PDK nuk do lejojë që të shantazhohet nga Lista Serbe, të cilët kanë deklaruar se me votat e tyre mund të rrëzohet Qeveria e Kosovës.
 
 Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se koalicioni qeverisës është i vendosur të vazhdojë punën e saj deri në vitin 2021 dhe se nuk pranojnë asnjë kushtëzim nga askush.
 
“Ky vend e ka vetëm një sovran, në momentin që cenohet ose dikush tenton të cenojë shtetin tonë sovran, karriga s’na intereson asnjë moment, e bartim vullnetin tek qytetarët.
 
Nuk pranojmë shantazhime apo kushtëzime nga askush. Ne si partner të koalicionit jemi të vendosur të çojmë deri në vitin 2021 dhe kështu do vazhdojmë dhe nuk pranojmë shantazhime, sidomos nga Lista Serbe. Pra ajo nuk mund ta shantazhojë PDK”, ka thënë Veseli.