BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Rajoni

Vetëm 1 viktimë 24 orët e fundit, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Vetëm 1 viktimë 24 orët e fundit, ulet ndjeshëm numri i

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një humbje jete dhe 109 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se nga kryerja e 762 testeve, 109 persona kanë rezultuar të infektuar.

Ndërkohë një pacient i shtruar në spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në 528 në total.

Instituti i Shëndetit Publik nga ana tjetër ka bërë me dije se, gjatë ditës së fundit 422 pacientë kanë lënë spitalin pas shërimit nga virusi.

Në total, Maqedonia e Veriut ka kryer më shumë se 115 mijë teste deri tani, nga ku janë regjistruar gati 12 mijë persona të prekur.

Deri tani janë shëruar mbi 8 mijë persona, kurse numri i rasteve pozitive është 3 327 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u bërë apel qytetarëve që të mbajnë maska, tha se për këtë shkelje nuk ka asnjë justifikim.

"Secili prej nesh ka një përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë rreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde njëkohësisht po kujdesesh për ty”, shprehet ai.