BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Rajoni

“Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”, Manastirliu publikon mesazhin e mjekut që luftoi me koronavirusin

“Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin dr. Krenar Lilajt, një prej mjekëve në vijën e parë të përballjes me koronavirusit, i cili bën thirrje për respektimin të masave

Manastirliu shkruan: “Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t'i rikthehemi normalitetit të plotë.#KrenarePërMjekët #BASHKË

Mesazhi i doktor Krenar Lilajt

Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballeshim me një nga periudhat më të vështira të gjithsecilit. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët duhet të luftonim me një sëmundje të panjohur, që në botë po merrte shumë jetë njerëzish. Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u shëruan.

Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës jo vetëm të mjekëve por të gjithë stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalëngadalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithësecili kontributin e tyre shoqëror.

Megjithatë të mos harrojmë ditët e fillim marsit. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”, thotë Lilaj.