Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetëvendosje akuzon Nismën për presion ndaj KQZ: Do ta mbrojë votën gjatë rinumërimit

Postuar: 15/11/2019 - 15:09

Pas fillimit të procesit të rinumërimit të 1 mijë e 428 kutive të votimit, janë deklaruar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Në VV kanë thënë se vëzhguesit dhe përfaqësuesit e tyre do ta mbrojnë votën edhe gjatë këtij procesi, derisa kanë akuzuar partinë e Fatmir Limajt për presion ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor.
 
Përmes një postimi në Facebook, vendimet e fundit lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit, i ka cilësuar politike. Në këtë parti deklarojnë se janë duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe se zyrtarët e përfshirë do të përgjigjen para drejtësisë.
 
“Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
 
Ndryshe, dje Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP, i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.
 
Kësisoj, Nisma Socialdemokrate pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
 
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve.
 
Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 13:25

Biznesmeni Jordan Kamçev i cili është protagonist i rastit “Reket” sot në dëshminë e tij në gjykatë ka folur lidhur me përfshirjen e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva në përfitimin e parave permës

Postuar: 06/12/2019 - 09:35

Një 14-vjeçare nga Peja ishte martuar me një djalë 23-vjeçar nga Rogova e Gjakovës.

Postuar: 06/12/2019 - 07:24

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer dje sulme të ashpra verbale që mund të dëmtojnë procesin e bllok

Postuar: 05/12/2019 - 19:54

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi sot kryeministrin e ri të vendit.

Postuar: 05/12/2019 - 18:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sot komentet e krerëve të qe

Postuar: 05/12/2019 - 18:15

Në një lëvizje që pritet të vështirësojë më shumë arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbis

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve