BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Vetëvendosje akuzon Nismën për presion ndaj KQZ: Do ta mbrojmë votën gjatë rinumërimit

Vetëvendosje akuzon Nismën për presion ndaj KQZ: Do ta

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar dje partinë e Fatmir Limajt, Nisma se po përdor presion ndaj KQZ për të hyrë në Kuvendin e Kosovës dhe se do të denoncojnë ndërhyrjet dhe zyrtarët e përfshirë në to. Pas fillimit të procesit të rinumërimit të 1 mijë e 428 kutive të votimit, Vetëvendosje tha se vëzhguesit dhe përfaqësuesit e tyre do ta mbrojnë votën edhe gjatë këtij procesi. Vendimi i Gjykatës Supreme për mosllogaritjen e votave nga Serbia, i ka dhënë Nisma-s gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje ka humbur tre deputetë. “Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosje. Në njoftim thuhet se presionet nga subjekte partiake që qytetarët i kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend, në një kohë kur po rinumërohen mbi gjysma e votave të përgjithshme, kanë për synim ndikim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend.

NISMA: Komunikata e VV është kërcënim

Skender Reçica, anëtari i kryesisë së partisë Nismës, e quajti dje kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai dënoi veprimet e VV duke thënë se nuk kanë lidhje me demokracinë dhe kushtetutshmërinë. “Komunikata e LVV është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë. Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe VV. Lëvizja Vetëvendosje me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saj nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë. Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti! Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. Ajo nuk po tregon se si ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij. Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate”, tha në prononcimin e tij Reçica.

Refuzimi i ankesave

Një ditë më parë Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK, KDTP, PLE, PDA e PDS duke urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor të mos llogarisë në rezultatin përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia. Kësisoj Nisma Socialdemokrate u bë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur gjithashtu zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve. Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë. Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar dje se nëse është nevoja, vendi do të shkojë prapë në zgjedhje. Ajo ka akuzuar në veçanti partinë Nisma për pazare politike duke thënë se me të nuk ka çkapje të shtetit. “Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë do të shkojmë në zgjedhje”, ka shkruar Mulhaxha – Kollçaku pas përplasjeve publike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës, pas hyrjes së kësaj të fundit në Kuvend.

Andi Lamko

Më të lexuarat