Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

Vetëvendosje dhe Haradinaj kritika për paktin në Uashington, Grenell: Albin Kurti është antiamerikan

Vetëvendosje dhe Haradinaj kritika për paktin në Uashington,

Marrëveshja e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington është përballur me kritika nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas kësaj partie marrëveshja është e gabuar dhe pikat përbërëse të saj janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Zyrtarët e LVV i janë referuar në veçanti pikës e cila lidhet me liqenin e Ujmanit. Ky liqen është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës, pasi ai është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë kosovare. Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë. Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa energji brenda pak orësh. “Për herë të parë, një kryeministër i papërgjegjshëm u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resureset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi Glauk Konjufca nga LVV, duke shtuar se ai që mendon t`i japë burime Serbisë, bën një krim të madh. Ndërkohë lideri i LVV, Albin Kurti ka deklaruar që në rast të rikthimit të partisë së tij në qeveri, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të respektohet. Sipas sqarimeve që Kurti dha në Twitter një vendim i tillë është marrë për shkak se LVV nuk e njeh kryeministrin dhe qeverinë e Kosovës, dhe një marrëveshje e nënshkruar nga një kryeministër pa legjitimitet dhe pa kredibilitet nuk është një marrëveshje e zbatueshme. “Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo-koherente dhe jo-transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti. I shpejtë ka qenë edhe reagimi i të dërguarit Special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili është shprehur se Kurti është gjithmonë kundër SHBA-së. “Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisësh se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ishte kundër ideve të Obamës dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiratë; punët po”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Reagimi i Osmanit dhe Haradinaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo dhe Albin Kurti do ta përfaqësojnë Kosovën shumë më mirë në Shtëpinë e Bardhë, se sa delegacioni që ishte së fundmi në Uashington. Osmani ka deklaruar se shumë më mirë do ta përfaqësonin dhe do ta përfaqësojnë së shpejti besoj, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bashkë. “Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Kosovën në SHBA, delegacioni kosovar nuk ka insistuar sa duhet për çështjen e njohjes reciproke”, tha ajo. Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington duke thënë se ka vënë re një shqetësim te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kur fliste për Liqenin e Ujmanit. Haradinaj tha se Kosova është dashur ta heqë pikën për Ujmanin, pasi që Serbia e hoqi pikën 10, atë për njohje reciproke. “Nëse Serbia e hoqi pikën 10, atë të njohjes reciproke, pse Kosova nuk e hoqi pikën për Ujmanin? Nuk është e vërtetë që Ujmani është pronë e ndarë, Ujmani është pronë e Kosovës”, u shpreh kryetari i AAK-së. Haradinaj ka dhënë kritika për delegacionin e Kosovës pasi sipas tij kanë treguar komoditetit në Shtëpinë e Bardhë, duke menduar që do të fitojnë më shumë. “Ne e kemi ditur se është e rrezikshme ndarja e Ujmanit. Kjo na ndikoi që të rrisnim vigjilencën në pikën rreth Ujmanit. Dokumenti është punuar disa herë”, ka thënë Haradinaj.