BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Vetëvendosje: Thaçi në Bruksel nuk e përfaqëson Kosovën por veten

Vetëvendosje: Thaçi në Bruksel nuk e përfaqëson

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është personi i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu përmendi një sërë marrëveshjesh të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, të cilat ajo i cilësoi si të dëmshme.

Ajo tha se sot në Bruksel, ku Thaçi takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës, por veten.

“Thaçi sot në takim me (Aleksandar) Vuçiçi nuk përfaqëson Kosovën, ai mundet veç veten të përfaqësojë atje. Kosovës i duhet një bilanc. Duhet një pasqyrë e plotë për marrëveshjet nga Energjia te Telekomunikacioni, nga liria e lëvizjes te njohja e diplomave, nga policia e gjyqësia në veri te përfaqësimi diplomatik i ndërsjellë, nga menaxhimi i përbashkët i kufirit e deri te denominimi antikushtetues i Republikës së Kosovës (fusnota). Hashim Thaçi duhet të ndalet, askush nuk mundet të pranojë dëme të reja për avazet e vjetra të tij”, tha deputetja Haxhiu.

Ndërkaq, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se presidenti Hashim Thaçi është president jokonsensual.

“Me një president jokonsensual dhe jokredibil, i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme si ajo për ‘Zajednicën’ (Asociacionin) dhe pa u bërë një bilanc për të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani pala e Kosovës do të vazhdojë me kompromise të reja”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në Bruksel për të marrë pjesë në një raund të ri të bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takim që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

 

Më të lexuarat