Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetvendosje, krahu i Molliqaj bojkoton platformën e Kurtit për kryetar

Vetvendosje, krahu i Molliqaj bojkoton platformën e Kurtit për kryetar

Postuar: 13/01/2018 - 18:13

Krahu i Dardan Molliqajt ka bojkotuar sot organizimin ku Albin Kurti shpalosi platformën e tij për kryetar të Vetëvendosjes. Bashkë me ta, paraqitjen e platformës së Kurtit e injoroi edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mëvonë u shpreh se do të marrë pjesë në takimin e gjerë të partisë të hënën. 
 
Përçarja e Vetëvendosjes kishte si pikë kryesore ambiciet e Albin Kurtit për t’u kthyer në krye të partisë, çka u kundërshtua nga Dardan Molliqaj, Visar Ymeri e të tjerë që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet brenda partisë. 
 
Edhe pse askush nga këta nuk kandidoi për kryetar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e partisë që priten të mbahen në shkurt, duke e lënë kështu Albin Kurtin kandidat të vetëm, kundërshtuesit e tij e injoruan plotësisht paraqitjen e tij para anëtarëve.
Në organizimin e mbajtur në Sallën e Kuqe, Albinit i janë mbledhur vetëm ndjekësit e tij besnikë, që e duan si ‘babë të partisë’. 
 
Përveç atyre që publikisht e deklaruan se nuk e duan Albin Kurtin kryetar, në këtë organizimin mungoi edhe Shpend Ahmeti, i cili ka mbetur pothuajse personi i vetëm në VV që nuk ka marrë anë publikisht. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Vuçiç: Më mirë të bisedoj me Thaçin se sa të shkrepet qoftë edhe një plumb

Postuar: 20/01/2018 - 19:18

Në konferencën për gazetarë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se më mirë është të bisedohet sesa të shkrepet edhe një plumb i vetëm.
 
Rumani, protesta kundër korrupsionit pas miratimit të ligjit të kontestuar

Postuar: 20/01/2018 - 18:35

Rumunët kanë nisur sot protestat kundër legjislacionit të sapokaluar nga parlamenti për të cilin kritikët thonë se vështirëson dënimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të
Vuçiç serbëve: Qëndroni në Kosovë, luftë ndaj krimit në veri

Postuar: 20/01/2018 - 16:10

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur kurora lulesh në vendin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviç, para zyr
Emri i Maqedonisë, Zaev dhe Tsipras takohen kësaj jave në Davos

Postuar: 20/01/2018 - 16:07

Pas takimit të negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, i mbajtur në New York me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, të mërkurën në Davos të Zvicrës do të mbahet takimi i parë i d
Policia e Kosovës: Asnjë incident në vizitën e Vuçiç

Postuar: 20/01/2018 - 15:35

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti ka thënë se gjendja aktuale është e qetë dhe deri tani nuk ka pasur incidente gjatë qëndrimit të p
Kosovë, Vuçiç: Të zgjidhen mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët

Postuar: 20/01/2018 - 15:32

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërkoi sot në Kosovë luftimin e kriminalitetit e korrupsionit edhe në radhët e serbëve.
Zaev: Nëse Ligji për gjuhët është jokushtetues, vendos Gjykata Kushtetuese

Postuar: 19/01/2018 - 19:01

Kryeministri Zoran Zaev, për vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve tha se çdo pjesë që është përfshirë në Ligjin për avancimi