BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Rajoni

VIDEO/ Dalin pamjet e autorëve që vranë gazetarin grek para shtëpisë, hetimet tregojnë gabimin që bënë vrasësit pak para ekzekutimit

VIDEO/ Dalin pamjet e autorëve që vranë gazetarin grek para

Materiali i ri video-fotografik që është siguruar nga autoritetet greke zbulon dy autorët e ekzekutimit të gazetarit të kronikës, George Karaivaz. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten pasdite, jashtë shtëpisë së tij në Alimos.

Autoret
Nga video, por edhe fotoja që është e vetmja provë e pastër deri më tani që Policia ka në duar dalin të dhëna të reja. Sipas të dhënave të zbuluara më herët nga protothema.gr, shoferi i motorit tip Beverly-it të zi ka këto karakteristika: Ai është i shkurtër, mban një kokore të bardhë me xham të errët, një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë.

Pasagjeri dhe ekzekutuesi i gazetarit është më i gjatë në trup, mban veshur pantallona ushtarake blu të errëta, xhaketë me kapuç, këpucë të errëta, kapele të zezë dhe maskë të zezë për koronavirusin. Ata arritën në vend dhjetë minuta para gazetarit dhe pritën që ai të parkonte makinën për të zbritur dhe për ta ekzekutuar më pas atë.

Analistët e vrasjeve vlerësojnë se ishte një grup i dytë që ndiqte gazetarin dhe informoi ekzekutorët për rrugën që ai po ndiqte.

Në xhipin e zi të George Karaivaz, varrimi i të cilit është mbajtur sot në orën 15:00, në fshatin e tij, Kallifito Drama, ku edhe lindi, nuk duket të kishte të instaluar një sistem GPS, ndërsa Beverly e zezë që u përdorte nga vrasësit ende nuk është gjetur. Autoritetet nuk përjashtojnë faktin që autorët ose e kanë lënë diku dhe nuk është lokalizuar, ose që është në pronësi private apo edhe me qira.

Gabimi i vrasësve

Në informacionin që ka siguruar policia thuhet se nga lëvizjet e autorëve duket se dikush i njofton se makina e gazetarit po afrohet. Tani ajo që mbetet për t’u konstatuar nga oficerët e Policisë Greke është nëse kishte bashkëpunëtorë në krim.

Sipas raporteve, oficerët që morën përsipër çështjen e dinë rrugën e tyre të arratisjes pas vrasjes. Gjithçka tregon se kjo ndodhi përmes Rrugës Granikou dhe nga Rruga Papandreou ata u drejtuan drejt Ano Kalamaki. Nga atje, hetimet e autoriteteve për pjesën tjetër janë në proces, si dhe nëse ata e lanë motoçikletën diku dhe ndryshuan automjetin, me të cilin ata shkuan në destinacionin e tyre përfundimtar. Oficerët e Departamentit të Krimeve kundër Jetës nuk përjashtojnë faktin se ekzekutorët e gazetarit kanë vajtur në Greqi nga jashtë. Kjo do të thotë se ata mund të jenë ekzekutorë të “paguar” që vendosin “nënshkrimin” e tyre në kontratën që kanë bërë për vdekjen e George Karaivaz.

Hetimet

Njerëzit nga ambienti familjar i  gazetarit do të dëshmojnë së pari. Anëtarët e familjes së George Karaivaz do të thirren për të dëshmuar nëse gazetari kishte marrë kërcënime për jetën e tij, ose në qoftë se ka pasur ndonjë gjë që e shqetësonte atë. Në të njëjtën kohë, njerëzit nga mjedisi i tij profesional do të ftohen të dëshmojnë.

Pjesa e dytë e hulumtimit pritet të përqendrohet në telefonat mobil dhe kompjuterët e George Karaivaz. Urdhri i dhënë laboratorëve kriminalistikë është rikuperimi i të gjitha të dhënave që mund të jenë fshirë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet do të kërkojnë heqjen e sekretit telefonik për të hetuar telefonat që ishin aktivizuar rreth vendit të vrasjes në kohën e ekzekutimit të gazetarit. Oficerët e EL.AS e konsiderojnë të sigurt që ekzekutorët morën një telefonatë nga një bashkëpunëtor, i cili po vëzhgonte George Karaivaz.

Ata po përpiqen gjithashtu të marrin informacion nga vendasit të cilët mund të dinë ndonjë gjë të dobishme që do t’i ndihmojë ata të sqarojnë rastin.