BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Rajoni

Vijon fushata në Kosovë, Kurti i prerë se nuk do të pranojë koalicion me parti të tjera, Hoti i tërhequr për aleancat

Vijon fushata në Kosovë, Kurti i prerë se nuk do të

Edhe pak ditë larg zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, fushata elektorale është në kulmin e saj dhe njëlloj janë edhe deklaratat e krerëve të partive politike. Ditën e djeshme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë me dije se pavarësisht faktit që disa prej politikanëve të partive kundërshtare kanë shprehur se nuk kanë asgjë rreth një koalicioni pas zgjedhor me LVV-në, bashkëpunimi i vetëm i LVV-së do të jetë me Vjosa Osmanin. “Numri 127 është numri i fitores, por kësaj radhe fitorja nuk është vetëm të dalim të parët se dihet që dalim ne të parët se nuk ka kush del i pari. Fitorja është 61 deputetë e më shumë, na duhet shumicë parlamentare se nuk do të bëjmë koalicione pas zgjedhjeve, ato i kemi bërë para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe unë. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, nuk do të qeverisim për t’u pasuruar, edhe zonja Osmani edhe unë do të mbetemi siç jemi klasë e mesme, për t’u pasuruar është biznesi”, tha Kurti. Nga ana tjetër, kryeministri Avdullah Hoti, në një intervistë të dhënë për VOA, ka deklaruar se parimisht nuk kanë asnjë arsye se përse nuk mund të pritet një koalicion LDK- LVV. “Në parim ne nuk kemi vija të kuqe për bashkëpunim me asnjë parti politike sepse besoj që nuk është parimore për një funksionim normal të skenës politike. Por, në këtë moment që po flasim është herët të flitet për atë, duhet të presim rezultatin zgjedhor, kjo është shumë e rëndësishme që të përmbyllet një proces zgjedhor i rregullt, nuk ka filluar shumë i mbarë realisht sepse u kontestuan vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që bazoheshin në vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Hoti.

LDK- AKR vijojnë fushatën

Gjatë tubimeve në kuadër të fushatës zgjedhore, Hoti i cili është edhe kandidati për postin e kryeministrit nga LDK, ka deklaruar se qytetarët nuk duhet që të besojnë dogmat për ndryshim pasi sipas tij vetëm LDK ofron një qeverisje me integritet, duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Më tej ai ka vijuar me premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. “Ne kemi për ta integruar Kosovën në Bashkimin Evropian, ne kemi për të hequr vizat, me mënyrën se si po qeverisim kemi me i heq vizat, neve na besojnë për këto procese. Kërkojmë besimin tuaj që t’i dërgojmë përpara këto procese që sapo i kemi nisur edhe jemi në rrugë të mbarë besoni që jemi në rrugë të mbarë”, tha ai. E mendimit që qeveria pas 14 shkurtit duhet të jetë vijim i asaj aktuale është edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli. “Të votojmë listën e LDK-së, është lista që përmban kandidatët më të mirë në Kosovë, njerëz jo të korruptuar dhe të denjët , njerëz që dinë të punojnë njerëz që e duan qytetarin e vetë e duan punën që e duan Kosovën. Prandaj, me 14 shkurt të festojmë festën e madhe deh kjo do i jap të drejtë kryeministri tuaj dhe kryeministrin tonë të vazhdoj punën. Kosova ka nevojë për ecje përpara pa asnjë moment vakumi nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qeveri. Kosova ka qeverinë e vetë e pamë se dyert për Kosovën me këtë qeveri janë të hapura kudo”, tha Pacolli. Ndërkohë LDK është sulmuar nga një ish deputet i saj, Haxhi Avdyli i cili tashmë është duke mbështetur Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se Isa Mustafa po rrezikon fatin e vendit për interesa personale. “Ai nuk është në listë për deputet, por më 15 shkurt ai dhe një grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e një populli të tërë, siç e morën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete”, shkroi ai në Facebook.