BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Rajoni

Vijon situata e rënduar prej koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen dhjetëra raste të reja me Covid-19

Vijon situata e rënduar prej koronavirusit në Maqedoninë e

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 2382 të prekur.

Ministri Filipçe informoi se është regjistruar edhe një rast i ri i vdekjes. Deri tani e kanë humbur betejën me pandeminë 141 persona.

Sipas ministrit Filipçe, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 25 pacientë të shëruar, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.594.

Ai theksoi se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndjek me vëmendje numrin e të infektuarve të rinj dhe deri të enjten mund të vendoset për miratimin e masave kufizuese për rajone apo komuna të caktuara.