BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Rajoni

Virusi ka vënë në panik gjithë botën, nga vendi fqinj vjen lajmi i mirë për rastet e dyshuara për Covid-19

Virusi ka vënë në panik gjithë botën, nga vendi fqinj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në vend nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus.

IKSHPK-ja bëri të ditur se që nga data 08.02 deri me 27.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshuara me virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative, transmeton “Telegrafi”.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, 27 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta me COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B. Më datën 27.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë me virusin SARS CoV-2 dhe me influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tria analizat, domethënë të gjashtë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B”, -thuhet në njoftim.