BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Virusi ndryshon historinë, Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kundër koronavirusit, vendos shtetrrethim

Virusi ndryshon historinë, Maqedonia e Veriut shtrëngon masat

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut vendosën të ndërmarrin masa të reja mbrojtëse kundër virusit. Duke filluar nga dita e nesërme do të zbatohet ora policore. Do të ndalohet respektivisht lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

“Për herë të parë në historinë tonë vendoset ora policore. Prej nesër, në Maqedoninë e Veriut do të ketë orë policore nga ora 21:00 deri në ora 06:00 çdo ditë, me këtë do të kufizohet lëvizja e popullatës. Njoftoj se tashmë asgjë nuk është e njëjtë. Gjithçka ka ndryshuar në jetën tonë si te ne edhe në vende tjera”, njoftoi kryeministri Oliver Spasovski.

Spasovski njoftoi edhe për rastet kur do të lejohet qarkullimi i qytetarëve gjatë orës së policisë.

“Nga kjo ndalesë do të lirohen njerëzit e sëmurë, përfshi këtu njerëzit në dializë, nga ku do të mund të shoqërohen shoqërohen më së shumti nga dy persona”, theksoi Spasovski, duke shtuar se edhe pjesëtarët e armatës, zjarrfikësit ata të policisë dhe higjienës komunale do të jenë të lirë për qarkullim”.

Në fjalimin e kreut të ekzekutivit u njoftua se gjatë orës policore do të punojnë vetëm një numër i caktuar i farmacish dhe taksish dhe se ditëve në vijim ndalohet mbledhja e më shumë se 5 personave gjatë 24 orëve.