BREAKING NEWS

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur ndër vite në krah të Enver Hoxhës

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur
x

Rajoni

Virusi po përhapet me shpejtësi/ Preket nga koronavirusi një shtetas i Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen dhe ku ndodhet

Virusi po përhapet me shpejtësi/ Preket nga koronavirusi një

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka njoftuar se një shtetas i saj është prekur nga koronavirusi. Maqedonasi ndodhet në kroçierën luksoze “Diamond Princess” e cila është futur në karantinë në portin Yokohama të Japonisë. Ai është nga 219 të infektuarit, përfshirë 15 nga ekuipazhi i kroçierës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë “janë vërejtur simptoma të koronavirusit tek një shtetas i Maqedonisë i cili për momentin është shtruar në spital në Japoni.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin e Maqedonisë.

Përveç asaj, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm edhe me dy shtetasit e tjerë të cilët janë ende të bllokuar në anijen në Jokahoma dhe të cilët thonë se ndjehen mirë dhe se deri më tani nuk kanë pasur ndryshim të gjendjes shëndetësore, nuk kanë simptoma të cilët tregojnë se janë të prekur nga koronavirus”.