BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Rajoni

Vizita e Vuçiç në Moskë, media lokale i përvishet presidentit serb: Tradhtia me dorëzimin e Kosovës do të duket sikur Rusia ka qenë bashkëpunëtore e asaj që do të ndodhë

Vizita e Vuçiç në Moskë, media lokale i përvishet

Takimi i thirrur nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duket që i ka shqetësuar tej mase mediet ruse, të cilat kohën e fundit kanë rritur intensitetin e fushatës propagandistike lidhur me raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës.

Në një artikull të publikuar nga agjencia e lajmeve ruse “Regnum” thuhet se kur Vuçiç të dorëzojë Kosovën të gjithëve do t’u duket sikur Rusia ka qenë bashkëpunëtore e asaj që do të ndodhë.

Ashtu siç edhe njihet deri më tani, rusët, për interesa të tyre gjeo-politike, tentojnë që me çdo kusht ta ruajnë Rezolutën 1244, derisa nga ana tjetër, Vuçiq, publikisht e pranon se kjo rezolutë nuk është më e dobishme për Serbinë.

Disa medie serbe pretendojnë se refuzimi i një takimi, që sipas Vuçiç duhej të zhvillohej më 17 ose 18 qershor në Moskë, ishte për faktin se lidershipi rus u njoh me planin për takimin e ardhshëm në Ëashington mes përfaqësuesve serbë e kosovarë. Dhe duke marrë parasysh klimën aktuale në Serbi, është e sigurt, sipas “Regnum”, se Vuçiç për përgatitet për të bërë hapin final drejt tradhtisë të pakthyeshme.

Sipas “Regnum”, takimi në Shtëpinë e Bardhë i njoftuar nga emisari amerikan për bisedimet Serbi-Kosovë mund të jetë hapi i fundit përgatitor drejt tradhtisë ndaj Rusisë.

këto informacione përshtaten me skenarin e propozuar të nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Tashmë është thënë hapur në Serbi se Trump e ka vendosur qëllimin e tij që të paktën të mbyllë disi temën e zgjidhjes së Kosovës në mënyrë që ta paraqesë atë si suksesin e tij ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Bashkimi Evropian, i cili deri më tani ka luajtur një rol të madh në negociata, hesht për këtë nismë amerikane. Kjo sjellje tregon që BE ka kuptuar mungesën e forcave të saj për të zgjidhur këtë çështje dhe po ia dorëzon Uashingtonit. Për Serbinë, ndryshime të tilla mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme nëse konsiderohet se Shtetet e Bashkuara janë sponsori kryesor i të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Mbi të gjitha, për këtë qëllim, ata kryen bombardimin e Jugosllavisë të vitit 1999.

Rusia aktualisht është garantuesi i vetëm i ruajtjes së Kosovës si pjesë e Serbisë, pasi është ajo që mund të mbrojë Rezolutën 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili garanton një status të tillë. Javët e fundit, në Serbi është nisur një fushatë e hapur kundër kësaj Rezolute, e udhëhequr qëllimisht nga Vuçiç. Rezoluta bie ndesh me tradhtinë e tyre, ndaj deklarohet se ajo tashmë nuk është më e dobishme.

Në prag të zgjedhjeve, në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë, në mënyrë që mos t’i japë legjitimitet tradhtisë në të ardhmen, Vuçiç përdor titujt në gazetat e tij që Putin pretendohet se i ka uruar suksese gjatë një bisede telefonike.

E gjithë kjo bëhet me qëllim në mënyrë që në prag të dorëzimit të Kosovës, Vuçiç i jep shoqërisë serbe përshtypjen se ai gëzon mbështetjen e Rusisë dhe Putinit personalisht për një hap të tillë. Është për t’u shpresuar se gjatë bisedës së sipërpërmendur atij iu tha qartë se Rusia, si garant i ligjit dhe rendit ndërkombëtar, ishte e gatshme të pajtohej, dhe se nuk kishte asnjë dyshim për këtë. Përndryshe, kur Vuçiç do të dorëzojë Kosovën, përfundon “Regnum”, do të duket se për të gjithë se Rusia është bërë bashkëpunëtore e asaj që do të ndodhë.