Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizitë në Luginën e Preshevës, Thaçi: Jam i dënuar nga Serbia

Postuar: 10/09/2018 - 14:29

“Nuk mund të vizitojë Luginën e Preshevës, pasi jam i dënuar në mungesë nga Serbia”. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Ky i fundit në kulimin e debateve dhe diskutimeve për çështjen e kufijve sqaroi arsyen se pse nuk mund të vizitonte komunat; Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë. Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.

 
Pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Prishtinë, Thaçi shtoi se: “Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë. Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por, mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë”, tha presidenti i Kosovës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 21:31

Albin Kurti i ftuar në “Real Story” ka folur për planin për të ndërtuar qeverinë e re. Kurti u shpreh se negociatat mes dy partive kanë filluar por arritja e një plani të përbashkët është ende larg.

Postuar: 17/10/2019 - 21:13

Ish-kryeministri i Kosovës nuk e ka mohuar se dëshiron të bëhet president i Kosovës ,teksa shtoi

Postuar: 17/10/2019 - 19:26

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas takimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin

Postuar: 17/10/2019 - 15:18

Për shkak të situatës politike në vend, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që t

Postuar: 17/10/2019 - 15:08

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka deklaruar se nëse BE nuk jep datë për të nis

Postuar: 17/10/2019 - 15:05

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth një fotogra

Postuar: 17/10/2019 - 14:56

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç