BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Rajoni

Vjosa Osmani e lëkundur për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Do të duhen dekada për të ndryshuar Kushtetutën

Vjosa Osmani e lëkundur për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Do

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe me shumë mundësi edhe Presidentja e ardhshme, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për BBC, në emisionin “Hard Talk”. Temat e prekura nga zonja Osmani kanë qenë dialogu me Serbinë, bashkimi me Shqipërinë dhe problemet me të cilat po përballet aktualisht Kosova. Një nga problemet më aktuale të këtij vendi është fakti që rinia është gjithmonë e më shumë duke u larguar nga vendi. Intervistuesi e ka pyetur zonjën Osmani se përse Kosova e kërkoi kaq shumë pavarësinë dhe tani qytetarët janë duke u larguar nga vendi. “Pavarësia është një realitet dhe Kosova e pavarur është këtu dhe kjo nuk do të ndryshojë. Largimi i rinisë i përket pritshmërive. Pritshmëritë e qytetarëve ishin shumë më të larta për sa i përket punësimit dhe drejtësisë. Qytetarët u lanë në baltë në shumë aspekte. Ne premtuam meritokraci, të cilën do ta bazojmë në dy shtylla, edukimin dhe punësimin e të rinjve, punësim që do të bazohet tek meritokracia”, u shpreh Osmani. E pyetur në lidhje me qëndrimin e saj ndaj proceseve në vijim në Hagë ndaj kryesuesve të UÇK-së, Osmani u përgjigj se nuk do të ketë drejtësi për aq kohë sa Serbia të bëjë drejtësi kundrejt atyre të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë. “Kjo është një e vërtetë, që askush nuk mund ta mohojë pasi e gjitha ndodhi në sy të të gjithë botës dhe të gjithë panë gjithçka që ndodhi. Drejtësi do të bëhet vetëm kur Serbia të gjykojë fajtorët, të kërkojë falje dhe të sigurohet që ata që kryen krimet të jenë përpara drejtësisë”, u shpreh ajo. Më tej Osmani vijoi duke sqaruar ndryshimin në qëndrim mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo kujtoi se Serbia është duke u drejtuar nga një nga ministrat e Millosheviçit dhe se është në një gjendje që mohon gjithçka ka ndodhur. “Kosova po bën të kundërtën. Kosova ka vendosur me një amendament kushtetues dhe me shumicën në parlament që të krijojë Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, pikërisht se nuk kemi asgjë për të fshehur, se besojmë në drejtësi dhe duam drejtësi për të gjithë viktimat dhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Mund të them me plot gojën që Kosova ka treguar përgjegjshmëri të lartë kundrejt komunitetit ndërkombëtar, por sigurisht edhe përpara qytetarëve të saj duke treguar se jemi gati të sigurojmë drejtës nëse janë kryer krime”, sqaroi ajo.

Qëndrimet

Osmani deklaroi gjithashtu se ka besim tek drejtësia ndërkombëtare, çka nënkuptonte se nëse Hashim Thaçi dënohet, Kosova do të mbështesë vendimin e Gjykatës. Por e bëri të qartë se krimet e luftës, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë kryer nga Serbia dhe Kosova ishte thjeshtë viktime. Deklaratë të cilat u zotua ti përmendi edhe në tavolinën e dialogut me Serbinë si presidente dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me jashtë. “Do të sigurohem që jo vetëm të jemi palë në dialog por edhe të përfaqësojmë interesat më të mira për Kosovën. pavarësisht se Serbia nuk na ka kërkuar kurrë falje për krimet, ne gjithsesi ja kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit. Ne jo vetëm jemi për paqe, ne kemi punuar për paqen dhe e kemi fituar atë duke paguar një çmim shumë të lartë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, vetëm drejtësi”, tha ajo. Pyetjes se a do të mbështeste një referendum me Shqipërinë, gjë që Albin Kurti e ka pohuar, zonja Osmani i është përgjigjur se një gjë e tillë kërkon ndryshime kushtetuese të cilat mund të kërkojnë dekada të realizohen. “Unë dhe Kurti ishim shumë të qartë që jemi në një bashkëpunim që ka si qëllim përforcimin e gjendjes së Kosovës. Unë kam qenë shumë e qartë gjatë intervistave të mia por edhe gjatë tërë viteve të mia në politikë, se mbështes një Kosovë të pavarur, besoj fuqimisht në të dhe për këtë arsye do të vazhdoj të punoj për një Kosovë të fortë. Zoti Kurti dhe unë jemi përgjigjur rreth pyetjeve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Referendumi për këtë çështje nuk është pjesë e Kushtetutës sonë. Nëse do të bëheshin ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, do ti përgjigjesha pyetjes tuaj. Por një ndryshim i tillë në mendimin tim kërkon dekada. Kosova është këtu për të ndenjur”, përfundoi ajo.

Më të lexuarat