BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Rajoni

Vjosa Osmani flet si presidente: Plotësuam vullnetin e qytetarëve, do ndërmarrim veprime guximtare

Vjosa Osmani flet si presidente: Plotësuam vullnetin e qytetarëve, do

Pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka përdorur faqen e saj në Facebook për t’iu adresuar qytetarëve. Zonja Osmani është shprehur se është shumë e vërtëdijshme për pritshëmritë kundrejt figurës së saj në postin e presidentes dhe se është mëse e lumtur që më në fund u arrit që të plotësohej vullneti i qytetarëve të Kosovës të cilët e votuan masivisht, referuar faktit që Vjosa Osmani ishte kandidatja më e votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. “Mbrëmë e përmbyllëm dinjitetshëm një kapitull të zgjedhjeve demokratike, si dhe e vulosëm edhe njërin ndër shembujt më të mirë të funksionimit të demokracisë, duke respektuar në plotësi vullnetin e qytetarëve. Vullneti i qytetarëve, i shprehur më 14 shkurt u plotësua dhe institucionet e vendit të dala nga ky vullnet u konstituuan plotësisht. Jam plotësisht e vetëdijshme për pritshmëritë që ju i keni. Por, po ashtu jam e vetëdijshme që misioni ynë është shumë më shumë se sa angazhim politik, ngaqë se çdo mision i nisur me bekimin e qytetarëve e që derivon nga vullneti i tyre, është mbi të gjitha, mision fisnik”, është shprehur presidentja Osmani. Më tej e para e shtetit ka shkruar se qytetarët presin që nga ajo dhe qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Kurti, pritet që të dinë të dallojnë të mirën nga e keqja, të tashmen nga e shkuara dhe të dallojnë se kur do të jetë koha e duhur që të ndërmerren veprime madhore. Sipas saj një nga detyrat kryesore është që të çdo hap dhe veprim ta sjellë Kosovën dhe qytetarët e saj më pranë Kosovës që ëndërrojnë dhe duan të gjithë.“Të luftosh padrejtësitë e të sfidosh veprimet e gabuara, të shtysh përpara kauza që e përmirësojnë jetën e njerëzve që na rrethojnë, të qëndrosh fort prapa bindjeve tuaja kur e di që diçka është e drejtë dhe duhet bërë, nuk është thjesht çështje e një vote apo deklarimi publik, është përmbushja më e madhe dhe arritja më kulminante në realizimin me sukses të misionit tonë në këtë rrugëtim politik. Veprime të tilla, veprime guximtare, veprime që i japin kah shpresëngjallës historisë, janë dëshmia më e pastër e madhështisë së secilit e secilës nga ne. Kur zgjidhet rruga e drejtë, asnjëherë nuk është e lehtë e pengesat janë të mëdha”, ka përfunduar postimi i zonjës Osmani.

Osmani në Kuvend

Pas zgjedhjes së saj presidentja e dytë femër e Kosovës dhe pas kryerjes së betimit përpara deputetëve të Kuvendit, zonja Osmani mbajti fjalimin e rastit, fjalim që është vlerësuar shumë. Në fjalën e saj presidentja iu është drejtuar fillimisht vajzave dhe grave, nisur dhe nga fakti që njihet si një nga figurat e cila përpiqet shumë për emancipimin e femrës në shoqëri dhe për arritjen e kësaj gjinie në pozitat më të larta. “Të dashur qytetarë, sot Kosova zgjodhi edhe një herë një presidente grua. Vajzat e kanë vendim vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë dhe për çfarë ato punojnë me zell. Çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort. Gëzohem në ditë si kjo, me shembullin që po jep republika jonë”, ka thënë Osmani. Në fjalën e parë si kryetare e shtetit të Kosovës, ajo nuk kishte si të linte pa përmendur presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugova dhe luftën e UÇK-së. “Sot është Dita e Kosovës, dita e demokracisë së saj. Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovën i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, Familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Më të lexuarat