BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën, Hoxhaj refuzon të marrë pjesë në ceremoni dhe vijon me kritika

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën, Hoxhaj refuzon të marrë

Kosova që nga dita e djeshme ka tashmë edhe zyrtarisht një presidente, pas marrjes së detyrës nga Vjosa Osmani – Sadria. Zonja Osmani u zgjodh ditën e diel me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 vota të pavlefshme, në krye të shtetit të Kosovës, por vetëm ditën e djeshme u bë kalimi zyrtar i postit nga ushtruesi i detyrës dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për tek zonja Osmani. Kjo ngjarje u mendua të mos zhvillohej me ceremoni, duke pasur parasysh faktin që jemi në kohë pandemie dhe rreziku i infektimeve është i madh, por që gjithsesi ishte konceptuar të ndodhte me një sërë aktivitetesh. Përpara se të betohej si presidente, zonja Osmani ka dhënë edhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e saj politike në “Listën Vjosa”, si edhe ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj i deputetes së sapozgjedhur, duke dorëzuar mandatin. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga këshilltari i presidentes Osmani, Artan Murati. “Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbrëmë, para dhënies së betimit si Presidente, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”. Njëkohësisht, ajo ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, para dhënies së betimit si Presidente e vendit, pas përfundimit të votimit”, shkroi ai.

Hoxhaj refuzon të marrë pjesë në ceremoni

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit presidente të Kosovës, duke e arsyetuar me faktin se nuk mund të jetë pjesëmarrës në marrjen e detyrës nga një presidente e cila nuk do të jetë unifikuese, madje parashikon se do të jetë përçarëse dhe partiake. “Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. Më tej, zoti Hoxha është shprehur se pavarësisht se fjalët e tij mund të duken dashakeqe, koha do ta tregojë se sa të drejtë ka ai dhe se sa të vërteta këto fjalë janë. “Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumë herë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokratë”, ka shkruar Hoxhaj. Në postimin e tij në Facebook, kreu i PDK-së ka hedhur akuza kundër presidentes duke e quajtur marionetë të komanduar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, ndërsa Kurtin e ka akuzuar për tendenca autokrate. “I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar”, përfundoi ai. Zgjedhja e presidentes shënoi edhe përfundimin e procesit të ngritjes së institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat fituese doli lëvizja Vetëvendosje e cila edhe e kandidoi zonjën Osmani. Ndonëse posti i presidentit në Kosovë është më shumë ceremonial, zonja Osmani megjithatë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme, në kuadër të së cilës institucionet e reja do të përballen me trysni për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Më të lexuarat