BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Rajoni

Vjosa Osmani shfaq ambicien për t’u zgjedhur presidente, akuza Serbisë se po ndërhyn në procesin zgjedhor

Vjosa Osmani shfaq ambicien për t’u zgjedhur presidente, akuza

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëkohësisht kandidatja potenciale për presidente të ardhshme, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, ndërhyrjen serbe në zgjidhjet e Kosovës, ish partinë e saj LDK dhe zgjedhjen e saj si presidente e ardhshme. Fillimisht zonja Osmani ka sqaruar se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, për të dëgjuar prej tyre situatën në terren. Ajo ka deklaruar se janë mbledhur të gjitha provat dhe se komunikimi me to është ende në vijimësi, dhe sipas saj provat tregojnë një ndërhyrje evidente në vullnetin qytetar për mandatet jo serbe. “Ndërhyrja nuk mund te reduktohet në një ndërhyrje të Listës Serbe. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiçit. Pra është një ndërhyrje e një shteti, në procesin zgjedhor të një shteti tjetër. Kjo ndalohet edhe nga e drejta ndërkombëtare dhe nga rezolutat e miratuara nga Shtetet e Bashkuara. E kam shprehur një shqetësim të tillë me aleatët tanë në Uashington, Bruksel e më gjerë sepse kjo i kalon kufijtë e problemeve tona të brendshme dhe tregon qasje destruktive dhe destabilizuese të Serbisë në rajon. Fillimisht tentuar destabilizim e Malit të Zi dhe ju e dini se si ndodh në Serbi që shkohet përtej destabilizimit politik dhe kalohet në atë ushtarak”, tha Osmani. Më tej ajo tha se mos reagimi nga ana e Uashingtonit apo Brukselit, justifikohet me faktin se ende nuk ka një rezultat zyrtar të publikuar nga KQZ. Në intervistën e dhënë për “Kallxo Pernime”, zonja Osmani ka folur edhe mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mundësinë e kthimit të saj ndoshta si kryetare e kësaj partie. “Pas 14 shkurtit është një realitet i ri politik. Rreth 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin tonë politik dhe rreth 250 mijë qytetarë më kanë besuar mua që të zgjidhem presidente e vendit. Unë si presidente do të jem e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk mund t’ua kthej shpinën qytetarëve që më mbështetën”, tha ajo. Osmani u shpreh se në asnjë rrethanë nuk do ta ndryshonte rrugën të cilën ia kanë përcaktuar 400 mijë votues. “LDK ka zgjedhur rrugë tjetër ndërsa qytetarët kanë përcaktuar rrugën time. Nuk ka kthim mbrapa. Siç e kam dëshmuar në të kaluarën, edhe tash unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”, tha ajo. Në lidhje me zgjedhjen e presidentes, Osmani sqaroi se duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, duhet të jenë të paktën 81 vota në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë kushtetues. Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të jetë presidente. “Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë. Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, tha fillimisht ajo.

Votat e nevojshme

E pyetur nëse do të rrinë në Kuvend deputetët për të bërë kuorumin e mjaftueshëm ajo thotë se nuk e di qëndrimin e partive. “Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, tha Osmani. Kandidatja për presidente e ka konfirmuar se nuk kanë biseduar me ndonjë parti për të parë se cili është qëndrimi i tyre karshi procesit të zgjedhjes së presidentit. “Ne nuk kemi biseduar me ndonjë parti specifike, por ne bashkëpunojmë më të gjitha partitë në Kuvend, për t’i mbrojtur institucionet. Thirrja jonë për të gjithë është që për hir të stabilitetit institucional, të kontribuojnë. Se çfarë vote japin, ajo është çështje e tyre. Secili deputet e di se Vjosa Osmani si presidente nuk i bën e as nuk i ka bërë kurrë dëm vendit të saj, por përkundrazi në bashkëpunim me të tjerët do ta çoj përpara. Ne presim që secili deputet në mënyrë racionale të veproj në interes të Republikës, sepse edhe ashtu mundësi të tjera nuk ka. Mundësia tjetër na çon në zgjedhje”, tha më tej zonja Osmani.

 

Më të lexuarat