BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës, Vetëvendosje siguron numrin e nevojshëm të votave

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës, Vetëvendosje siguron

Dita e djeshme ka shënuar fundin e një kërcënimi që i kanosej Kosovës për një krizë të thellë politike, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, kur ende nuk kishin  kaluar dy javë që nga dekretimi i qeverisë “Kurti 2”. Pas fillimit të seancës së djeshme është përmbyllur me sukses raundi i parë i votimit, duke qenë se pjesëmarrës në votim kanë qenë 81 deputetë, prej të cilëve 69 deputetë votuan kandidaten Vjosa Osmani Sadriu, 0 kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Raundi i dytë i votimeve është zhvilluar menjëherë pas përfundimit të të parit. Në raundin e dytë votuan 82 deputetë, prej tyre 67 votuan për kandidaten Vjosa Osmani, 4 për kandidatin Bejta dhe 11 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë në raundin e tretë dhe të fundit votuan 82 deputetë. Me 71vota për Osmanin, 0 për zotin Bejta dhe 11 të pavlefshme, kandidatja Vjosa Osmani-Sadriu është presidentja e re e Kosovës, detyrë që e ka ushtruar edhe më parë, që në momentin e dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi më 5 nëntorit, 2020  e deri në dorëheqjen e saj pas dekretimit të qeverisë “Kurti 2”. Deri dje posti i presidentit ushtrohej nga Kryetari i ri i Kuvendit Glauk Konjufca. “Bazuar në raportin e Komisionit konstatoj që Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kandidaten Vjosa Osmani Sadriu si presidente të Kosovës. Hera e dytë kjo që Kosova do të udhëhiqet nga një presidente femër. “Ftoj presidenten të bëjë betimin përpara deputetëve të Kuvendit”, ka deklaruar mes ovacionesh Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca. Më tej presidentja e re është betuar përpara deputetëve duke u vënë kështu në krye të shtetit të Kosovës për mandatin e ardhshëm 5 vjeçar.

Kuorumi zvarrit raundin e parë

Seanca e djeshme ka qenë vijim i seancës së ditës së shtunë , e cila është shtyrë. Gjatë seancës emergjente të së shtunës, të pranishëm në sallë kanë qenë të pranishëm 82 deputetë, por kuorumi i nevojshëm nuk është plotësuar. Kjo pasi sipas Kushtetutës së Kosovës në votim për presidentin duhet të marrin pjesë dy të tretat e deputetëve të parlamentit 120 vendesh të Kosovës, pra duhet që në kutinë e votimit të hidhen 80 vota. Ndërsa në fazën e fundit, 61 vota janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, me kushtin që në kutinë e votimit duhet të jenë 80 vota. Në votimin e parë janë hedhur 78 dhe në të dytin 79. Kandidatura e zotit Bejta është propozuar po nga Lëvizja Vetëvendosje, duke qenë se procedurat e përcaktojnë që zgjedhja e presidentit do të bëhetr vetëm nëse për postin e të parit të shtetit do të kandidojnë 2 ose më shumë kandidatë. Edhe pse LDK ia kishte premtuar Osmanit bërjen e kuorumit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë, përpara seancës së djeshme, kryeministri Albin Kurti ka bërë përpjekje për të siguruar votat e nevojshme që Osmani të zgjidhej presidente. Në kërkim të votës së 80-të, Kurti takoi deputetit Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija). Një takim i tillë ishte zhvilluar edhe ditën e shtunë por nuk ishte arritur në një dakordim, edhe pse kërkesat kanë qenë modeste, vetëm disa poste në kabinetin qeveritar. Pas përfundimit të takimit, në rrugë konfidenciale mediat kosovare mësuar se ishte arritur një marrëveshje për të pasur votën gorane për Osmanin presidente. Ndërkohë që përpara hyrjes në seancë, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se  do të jenë 80 ose 81 vota që do të numërohen. “Sot jemi pozitiv dhe shpresojmë që ky proces do të mbyllet do të jenë 80-81 vota që do të numërohen për presidentin”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat