
Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja çfarë i kërkova dje me urgjencë ambasadës amerikane

BE godet Ramën: Nuk jemi dakord për fondet që kërkon kryeministri, çdo shqiptar e sheh çfarë kemi bërë ne

Vladimir Putin “djeg” Serbinë për në BE, Brukseli humbet durimin me Vuçiçin: Nëse Beogradi vazhdon të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, negociatat nuk do të ecin përpara

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 6 Dhjetor 2022

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t'i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Vendet e Bashkimit Evropian pritet të përsërisin takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një draft konkluzionesh të përgatitura nga Presidenca sllovene e BE-së për këtë takim, që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, merren parasysh edhe Raportet e Progresit, që për këto vende i ka miratuar dhe publikuar Bashkimi Evropian
BE presion Serbisë
Që nga koha kur ofensiva ruse ka nisur pushtimin e saj në territorin e Ukrainës, qëndrimi i Bashkimit Evropian ka qenë i qartë. Gjithashtu ajo ka kërkuar dhe nga vendet që janë pjesë e kësaj organizate apo dhe vendet që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane që të mbajnë të njëjtin qëndrim. Të gjithë vendet që synojnë integrimin në BE duhet të mbështesin sanksionet e Rusisë. Por ky presion siç duket ka rënë në veshë të shurdhët të Serbisë, pasi Beogradi jo vetëm që nuk i ka mbështetur këto sanksione por ajo ika injoruar ato. Kjo ka bërë që të shtohet zemërimi i BE-së të cilët kanë marrë dhe masa paraprake duke ngrirë edhe procesin e negociatave të integrimit të Serbisë në BE. Kujtojmë se Serbia brenda këtij viti nuk ka mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave.
Negociatat nuk do të ecin përpara për Serbinë
Gjithashtu janë dhe vetë diplomatët evropianë të cilët janë shprehur që nuk mund të pranojnë që Serbia të shpërblehet me vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE sikur të mos ketë ndodhur asgjë. "Nuk do të ketë hapje apo mbyllje të asnjë kapitulli të ri derisa Serbia të provojë se me të vërtetë, sinqerisht dhe pa mëdyshje se dëshiron t'i përkasë familjes sonë dhe të ndajë të njëjtat vlera," janë shprehur ato. Serbia ka hapur katër kapituj negociatash që kanë të bëjnë mëme ndryshimin e klimës dhe mjedisin, energjinë, politikën e transportit dhe rrjetet e infrastrukturës trans-evropiane. Por sot procesi i negociatave është i ngrirë derisa Serbia të pranoje sanksionet ndaj Rusisë. Nga Serbia, vendet e BE-së presin po ashtu që të mos lejojë anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë përmes territorit të saj. Serbia prej vitesh negocion anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë ajo vazhdon të bashkëpunoje me Rusinë në disa fusha ku më kryesore është fusha e mbrojtjes. Bashkimi Evropian nuk mendon të ndërmarrë hapa formalë për pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, por është i vetëdijshëm se negociatat nuk ka gjasa reale të vazhdojnë derisa Serbia nuk u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Edhe Parlamenti Evropian, përmes një rezolute për strategjinë e re të zgjerimit, ka kërkuar që të kushtëzohen negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë
Bosnja-Hercegovina dhe statusi i kandidatit
Nga ana tjetër, një vend tjetër që është një pikëpyetje për Bashkimin Evropian është dhe Bosnja Hercegovina. Dilema më e madhe është nëse do t’i jepet statusi kandidat me kusht apo jo? Komisioni Evropian ka propozuar që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mirëpo me disa kushte. Në raportin e Komisionit Evropian për këtë vit Bosnja nuk ka shënuar përparim në fushat kyçe. Megjithatë disa vende me influence si Holanda nuk janë dakord për këtë vendim ndaj Bosnje-Hercogovines. Sipas tyre dhënia e statusit të kandidatit në rrethana të tilla do të ishte kundërproduktive dhe do të nënkuptonte heqjen dorë nga politika e kushtëzimit që BE-ja mbrojti në politikën e zgjerimit. Por këtë vit fokusi kryesor i kushteve është qëndrimi që mbajnë vendet kandidate ndaj agresionit Rus kundër Ukrainës. Si rrjedhoje në këtë rast shigjetat drejtohen nga Serbia.
Më të lexuarat


Stuhi me shira të dendura dhe dëborë, Greqia "mbërthehet" nga moti i keq

'Gënjeshtar e mashtrues', kreu i Republikës Srpska 'shpërthen' keq ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar

Darkoi me zyrtarin e BE-së, Kurti zbardh detajet nga takimi, ja çfarë u vendos

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi

Presioni i SHBA-BE ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë kurrë kaq i fortë, ja si ndërkombëtarët “i prenë krahët” Putinit dhe Vuçiçit për skenarë destabilizues në Ballkan

Mediat serbe: A do ta njohin Kosovën pesë shtetet e BE në bazë të planit franko-gjerman ?

Ambasadori Hill mesazh Kosovës dhe Serbisë: SHBA mbështesin 100 për qind propozimin franko-gjerman, duhet marrë shumë seriozisht

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Britania e Madh dhe Kroacia mbështesin Kosovën

Përgjimet dhe akuzat për “rrjet kriminal”, kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë greke, ja kur mbahet votimi

Gazeta gjermane: Rrezikohet luftë në Ballkan, zbardhet motivi i fshehur, ja pse SHBA-BE po përdorin të gjithë fuqinë e tyre për të zgjidhur në këtë moment konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës
