BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Rajoni

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë”

Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbisë Jelica Minic analizoi rolin e Rusisë në Ballkan. Ajo mendon se është në interesin e Rusisë që të provokojë konflikte në rajon dhe për të arritur diçka të tillë po bën përpjekje të vazhdueshme. Çdo konsolidim, zbutje apo marrëdhënie me institucionet euroatlantike janë në kundërshtim me interesat ruse. Nëse Serbia bën një kthese të qëndrimit të saj dhe pranon planin franko-gjerman si zgjidhje te tensioneve me Kosovën do të përballet nga ana tjetër me presionin dhe ndëshkimin brutal rus. Pasi një fakt i tillë do të kuptohej nga Rusia si një distancim i Serbisë nga Rusia. Ndërsa analistja e pavarur ruse Natalija Ishchenko tha se nëse Vuçiç pranon planin perëndimor, Rusia me siguri do të ndryshojë politikën e saj ndaj Serbisë. Natalija Ishchenko është e bindur se në atë rast Rusia do të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe me ndihmën e nënshtetasve rus në Serbi do të përpiqet që të  ndërhyje në politikën e brendshme të vendit. Nëse Rusia arrin të lëshojë forcat radikale që ka nën kontrollin e saj, Serbinë e presin kohë të vështira dhe ajo do të bjerë në destabilitet që do të shkojë paralelisht me Moskën.

Ndërhyrjet ruse në Serbi

Çështja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës ka zënë vend dhe në mediat ruse. Gazeta Moska Komsomol në lidhje me çështjen ka theksuar se Serbia po kalon momentet më të vështira të historisë së saj e cila mund të themi se ka mbetur midis dy zjarreve, nga njëra anë është presioni i perëndimit dhe nga ana tjetër është Moska. Por Serbia përkundër presionit të madh të perëndimit  nuk vendos sanksione ndaj Rusisë  dhe vazhdon të mbaje marrëdhënie bilaterale me Rusinë. Edhe analistja ruse Polina Sokolova për të njëjtën gazetë u shpreh se shumica e popullsisë në Serbi është pro-ruse dhe vetëm një pjesë e vogël e saj është në anën e Perëndimit dhe kundër Rusisë. Sipas saj, Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë fakt dhe do ta ketë parasysh këtë fakt edhe kur i duhet të  marrë një vendim në lidhje me pranimin e planit gjermano-francez për Kosovën. Ajo beson gjithashtu se kërcënimi i Vuçiçit për dorëheqje nuk është realist të paktën për momentin dhe n.q.s i duhet të  marrë një vendim të tillë me doemos ai do ta marrë pasi të marrë një vendim në lidhje me Kosovën. Në këtë mënyrë dhe pasardhësi i tij kushdo që mund të jetë ai do të ndjekë linjën e tij politike.

Rusët kërkojnë që Vuçiç të jetë më i vendosur

Megjithatë, rusët kërkojnë që Vuçiç të jetë më i vendosur dhe më i qartë dhe të mos ngelet vazhdimisht në dilemën midis Rusisë dhe Perëndimit. Portali Balkanist thekson se Vuçiç është para një dileme, ose perspektivë evropiane ose vëllazërim me Rusinë ndaj dhe Vuçiç duhet të mendojë mirë para se të marrë një vendim të prerë. Balkanologia pro regjimit Natalija Guskova është e bindur se Vuçiç nuk është akoma gati të pranojë planin e ofruar perëndimor. Mirëpo, me këtë ajo më shumë i dërgon mesazh Vuçiçit pasi  dhe ajo vetë është e sigurt se ai nuk do të dorëzohet. Nga ana tjetër, Sokolova nuk është më aq e sigurt për besnikërinë e Vuçiçit, sepse thotë se ai po i reziston dëshpërimisht vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, por çështja është se sa do të mund të mbajë më gjatë këtë rezistencë. Ajo beson se Vuçiç është në dijeni të situatës, por mendon gjithashtu se kohët e fundit ka pasur një ngurrim nga ana e tij për arsye se dhe ai vetë e din që mbështetja e popullsisë anon nga një aleancë me Rusinë. Ai e kupton se duke zbatuar planin franko-gjerman  do të duhet të lëshonte pe në lidhje me çështjen e Kosovës, dhe kjo do të kishte jo pak pasoja. Jelica Mini? thekson se Vuçiç është në një situatë ku e ka gjithnjë e më të vështirë të balancojë presionin nga Perëndimi dhe nga Rusia. Jelica Mini? i trembët veçanërisht nga grupet ruse ultra të djathtë, si Wagner ose siç quhen ndryshe Ujqërit e Natës, të cilët veprojnë hapur dhe të pa maskuar në Serbi. Moska ka theksuar se do t'i qëndrojë Serbisë afër vetëm nëse vazhdon të jetë aleati i saj vëllazëror. Rusia mund ta komplikojë situatën për Vuçiç, sepse ata e kanë rrjetëzuar Serbinë me "forcat" e tyre inteligjente, madje edhe paramilitare, dhe dihet se Kreu i ri i komunitetit të inteligjencës konsiderohet gjithashtu pro-rus, Aleksandar Vulin i BIA-s dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, si dhe shumë zyrtarë të lartë të SNS-së në pushtet.