
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Votohet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti zyrtarisht kryeministër, ja kush janë ministrat e rinj

Shkruar nga Sonila Elezi 23 Mars 2021

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me ngjarje të rëndësishme në arenën politike të Kosovës. Fillimisht është mbledhur Kuvendi ku është bërë konstituimi i tij me betimin e deputetëve të rij në Parlament. Në Kuvend, 58 mandate i takojnë LVV, 19 PDK-së, 15 LDK-së, 10 Listës Serbe dhe 10 mandate komuniteteve të tjera të pakicës. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se LVV që në fillim të seancës, vuri në tavolinë krahas flamurit të Kosovës edhe atë kombëtar me shqiponjën dykrenore, një fakt ky që është parë si indicie e politikave që pritet të ndërmarrë qeveria e re. Pas konstituimit të Parlamentit, është kryer votimi për kreun e ri të Kuvendit, post që me 69 vota pro dhe 33 kundër, iu besua kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Në seancën konstituive të legjislaturës së tetë janë zgjedhur edhe nënkryetarët. Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, nga PDK Bedri Hamza dhe nga LDK është zgjedhur Kujtim Shala. Pas marrjes së detyrës së kreut të ri të Kuvendit, automatikisht zotit Konjufca i ka kaluar edhe posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të vendit, detyrë që deri dje e ushtronte Vjosa Osmani. Konjofuca pranoi postin e ushtruesit të detyrës së presidentit dhe falënderoi zonjën Osmani për kontributin e dhënë, duke shtuar se është i bindur që kandidatura e saj si presidente e ardhshme do të miratohet. Pas marrjes së detyrës së re, në cilësinë e u.d. së presidentit, zoti Konjufca kërkoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për kryeministër. Në njoftim thuhet se u.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.
Kurti kryeministër
Kreu i LVV, Albin Kurti është mandatuar si kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Zoti Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar. Qeveria Kurti do të ketë përbërjen e mëposhtme: Zv. kryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog – Besnik Bislimi; Zv. kryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla; Zv. kryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut – Emilja Rexhepi; Ministër i Brendshëm-Xhelal Sfeçla; Min. Arsimi–Arbërie Nagavci; Min. Shëndetësisë – Arben Vitia; Min. Bujqësisë – Faton Peci; Min. Kulturës – Hajrullah Çeku; Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu; Min. Financave – Hekuran Murati; Min. Tregtisë – Rozeta Hajdari; Min. Mjedisit – Liburn Aliu; Min. Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi; Min. Mbrojtjes – Armend Mehaj, Min. Ekonomisë – Artane Rizvanolli; Min. për Zhvillim Rajonal - Fikrim Damka; Min. për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç.
LDK paralajmëron dërgimin në Kushtetuese
Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se nuk e votojnë Qeverinë Kurti, pasi Albin Kurti është i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar. Sipas tij, nuk mund të votojnë një qeveri kur ka dyshime për kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga u.d. së Presidentit, pasi një qeveri është rrëzuar pikërisht sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. “Kemi dyshime të shumta lidhur me përmbajtjen e kërkesës dhe me legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga u.d. së Presidentit sepse një person i cili është dekretuar të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë që kemi një qeveri dhe një Kuvend që ka ra pse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra, personi i cili është dekretuar është person me precendentë penal, i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar”, tha ai.
Më të lexuarat


Greqia nxjerr detajet e rënda pas vrasjes së gazetarit: Ishte me porosi!

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

13 vite nga votimi i Kushtetutës së Kosovës, Hoxhaj akuza Kurtit se erdhi në pushtet me metoda antikushtetuese

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë sapo ishte kthyer nga puna, zbulohen lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin e njohur (DETAJET)

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ngjarje tronditëse/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i njohur, sapo doli nga emisioni televiziv (DETAJE)

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon letër Kurtit dhe kërkon njohje reciproke Beograd-Prishtinë

E trishtë! Shënohet viktima më e re në moshë nga Covid-19 në Maqedoni

Ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Kurtit e Osmanit për dialogun me Serbinë, raporte të ftohta mes dy qeverive
