BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Rajoni

Vrasja e 20-vjeçares në Athinë, policia ofron shumë marramendëse për zbulimin e autorëve

Vrasja e 20-vjeçares në Athinë, policia ofron shumë

Policia greke do të japë 300 mijë euro për këdo që jep informacione për autorët e vrasje makabre të 20 vjeçares në Athinë.

E reja  britanike është torturuar dhe vrarë para vajzës së saj 11-muajshe në Greqi, ku jetonte së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin grek, Babis Anagnostopoulos.

Caroline Crouch u vra teksa ishte në një shtëpi në Glyka Nera të Athinës, pasi  3 persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes rreth orës 05:00 të mëngjesit. Mediat shkruajnë se autorët  lidhën 33-vjeçarin, dhe torturuan për rreth një orë 20-vjeçaren për të treguar se ku ndodheshin gjërat me vlerë, para se ta vrisnin.

Sipas policisë, autorët kanë marrë stoli me vlerë rreth 21 mijë paund dhe 13 mijë paund “cash”.

“Një krim i rëndë i kryer me egërsi të skajshme. Një barbarizëm i tillë është i rrallë për Greqinë”, tha Theodoros Kronopulos, një zëdhënës i policisë greke.

Policia tha se grabitësit kishin vrarë gjithashtu qenin e familjes, të cilin e lanë të varur në gardhin e shtëpisë.

Mes të dyshuarve janë algjerianë, grekë, gjeorgjiane, shqiptarë, por deri tani nuk jepen detaje të operacionit.

Më të lexuarat