BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Rajoni

Vrasja makabre e ish-ushtarit të UCK-së, reagon Hashim Thaçi

Vrasja makabre e ish-ushtarit të UCK-së, reagon Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka reaguar për vrasjen e njërit prej luftëtarëve më të hershëm të UCK-së, duke iu bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Kelmendit.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

Në fund, Thaçi ka premtuar se do të përdorën të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur vrasjen.

“Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore”.

Qerim Kelmendi u gjet i vrarë dhe i djegur në veturë rreth orës 1:20 të së enjtes, në fshatin Zahaq të Pejës.