BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Rajoni

Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten, reagon Prokuroria pas krimit makabër në familjen shqiptare

Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten, reagon

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje mbi masakrën e ndodhur në një familje shqiptare, ku numërohen 5 viktima.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, nga një zyrtare policie, e cila ka vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se në lagjen “Bujanina”, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në Stacionin Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.